X
GO

Kurset e ardhshme

Kurset e reja

Si të vendosim nënshkrimin në e-mail (Gmail & Outlook)

Si të vendosim nënshkrimin në e-mail (Gmail & Outlook)

Autori: Milingona.al | 22 janar 2019

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Internet / Rrjete Sociale

Në këtë video mund të shihni se si të vendosni një nënshkrim në e-mailat të cilët i dërgoni. Këtë e kemi paraqitur për dy platforma të cilat përdorën më...
Si të konfigurojmë privatësinë në Facebook

Si të konfigurojmë privatësinë në Facebook

Autori: Milingona.al | 06 dhjetor 2018

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Internet / Rrjete Sociale

Kurë flasim për Privatësinë në Facebook, gjithnjë na shkon mendja tek postimet tona, duke harruar të dhënat tona që i kemi në këtë rrjet social. Në këtë...
Portali për financim në Kosovë

Portali për financim në Kosovë

Autori: Milingona.al | 02 nëntor 2018

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Të tjera

Portali për Financim në Kosovë është një ueb platformë e dedikuar për publikimin e njoftimeve për financim në Kosovë. 

RSS

Lajme & Blog

NJERËZIT BRAKTISIN SHEFAT, JO KOMPANITË

Kategoria: Blog, Ekonomi

Punonjësit besnik, janë pasuria më e madhe për suksesin e një kompanie. Shumë biznese mendojnë që të punësuarit janë besnik vetvetiu, vetëm për faktin që marrin një pagë mujore. E vërteta është që besnikëria nuk mund të blihet. Besnikëria fitohet, me mënyrën se si i trajton të punësuarit. Nuk është e lehtë të transformoni biznesin tuaj. Këtë nuk mund ta bëni i vetëm. Pa përpjekjen e përbashkët të një ekipi të dedikuar, biznesi juaj nuk do të ketë jetë të gjatë.

 

REZYMEJA E DËSHTIMEVE

Kategoria: Blog, Ekonomi

Kur gjërat shkojnë si duhet, ne jemi bukur të mirë në identifikimin e asaj se përse kishim sukses – përgatitja, puna sipas orarit, udhëheqja e mirë e punës e kështu me radhë. Mirëpo kurë biem me fytyrë përtokë, e kemi një mundësi të artë të gjejmë dhe rregullojmë gjërat që nuk shkuan si duhet – ose edhe më keq, tiparet apo zakonet tona të cilat na quan drejt dështimit – dhe kjo është një mundësi të cilën duhet ta mirëpresim.

Pikërisht këtu hyn në punë rezymeja e dështimeve. Derisa rezymeja normale i radhitë sukseset tuaja, të arriturat dhe përparimin tuaj në përgjithësi, rezymeja e dështimeve duhet të shënoi kohët kur ju nuk e keni goditur tamam cakun. Po ashtu, duhet të paraqes edhe mësimet e nxjerra nga ato dështime.

CHROME MUND T’U NJOFTOI NËSE U ËSHTË KOMPROMETUAR FJALËKALIMI

Kategoria: Lajme

Duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve në të cilat janë hakuar fjalëkalime nga domenë të ndryshëm, shanset janë të mëdha që një prej tyre mund të jetë edhe ndonjëra nga llogaritë e tuaja.

Me 5 Shkurt 2019 – me rastin e ‘Ditës për një Internet më të sigurt’ – Google ka prezantuar një vegël për siguri të quajtur “Password Checkup”, e cila ju njofton nëse fjalëkalimi  juaj hyn në grupin e mbi katër miliard fjalëkalimeve të cilët janë hakuar deri më tani, e të cilat ndodhen në bazën e të dhënave të kompanisë.  

RSS