X
GO

Blogu

Kërko Blog

21 shkurt 2019 Autori: Milingona.al

Liderët gjenden rrallë dhe me vështirësi. Ata manifestojnë karizëm, vizion dhe tipare të tilla karakteri që i bëjnë njerëzit t'i duan dhe t`u shkojnë pas.

Çdo njeri mund të jetë lider, por, duhet që ta nxjerr nga vetja karizmën të shoqëruar me vullnetin dhe përkushtimin për një punë apo veprim. Për t`u bërë lider, ne duhet të kalojmë përmes një tranzicioni. Disa e kalojnë këtë më shpejtë, disa më ngadalë ndërsa disa të tjerë kurrë.

15 shkurt 2019 Autori: Milingona.al

Punonjësit besnik, janë pasuria më e madhe për suksesin e një kompanie. Shumë biznese mendojnë që të punësuarit janë besnik vetvetiu, vetëm për faktin që marrin një pagë mujore. E vërteta është që besnikëria nuk mund të blihet. Besnikëria fitohet, me mënyrën se si i trajton të punësuarit. Nuk është e lehtë të transformoni biznesin tuaj. Këtë nuk mund ta bëni i vetëm. Pa përpjekjen e përbashkët të një ekipi të dedikuar, biznesi juaj nuk do të ketë jetë të gjatë.

 

12 shkurt 2019 Autori: Milingona.al

Kur gjërat shkojnë si duhet, ne jemi bukur të mirë në identifikimin e asaj se përse kishim sukses – përgatitja, puna sipas orarit, udhëheqja e mirë e punës e kështu me radhë. Mirëpo kurë biem me fytyrë përtokë, e kemi një mundësi të artë të gjejmë dhe rregullojmë gjërat që nuk shkuan si duhet – ose edhe më keq, tiparet apo zakonet tona të cilat na quan drejt dështimit – dhe kjo është një mundësi të cilën duhet ta mirëpresim.

Pikërisht këtu hyn në punë rezymeja e dështimeve. Derisa rezymeja normale i radhitë sukseset tuaja, të arriturat dhe përparimin tuaj në përgjithësi, rezymeja e dështimeve duhet të shënoi kohët kur ju nuk e keni goditur tamam cakun. Po ashtu, duhet të paraqes edhe mësimet e nxjerra nga ato dështime.

19 dhjetor 2018 Autori: Milingona.al

Të gjitha programet që ne i përdorim si p.sh. sistemi operativ Windows apo programet si Word, Excel, Power Point, madje edhe në ueb si Gmail, facebook, twitter apo kjo faqe ku ju jeni duke lexuar këtë artikull, janë të shkruara me një nga gjuhët e programimit. 

Gjuhët programore, që janë me mijëra të tilla, i ndajmë në dy grupe të mëdha, dhe atë në gjuhë të larta dhe gjuhë të ulëta programore, varësisht se sa afër shfrytëzuesit apo procesorit janë ato.

27 nëntor 2018 Autori: Milingona.al

Çdo ditë e më shumë po i ofrohemi vitit të ri, i cili duket sa premtues po aq edhe sfidues. Shohim se sa shpresë na japin zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA) dhe aplikimi i saj tek Mësimi i Makinave (MM) (Machine Learning), shohim se si Blockchain-i shkon në drejtim te të bërit inovacioni teknologjik më premtues i këtij shekulli.

 

Derisa të gjitha këto teknologji marrin vëmendjen e të gjithëve, nuk duhet harruar që prapa zhvillimit te të gjitha këtyre teknologjive, si motor shtytës qëndrojnë gjuhët programore.

RSS
123456

Kërko Blog

Më të shikuarat