X
GO

Blogu

Kërko Blog

08 maj 2019 Autori: Enis Azemi

Ne çdo ditë e përdorim Internetin përmes pajisjeve tona, qoftë kompjuter apo pajisje të tjera mobile, hapim faqe të ndryshme në ueb, por edhe komunikojmë me zë e me video përmes Internetit. Mirëpo, a keni menduar ndonjëherë se si realizohet ky komunikim dhe kush e mundëson këtë?

Në këtë shkrim do të përpiqemi të shpjegojmë vetëm një shërbim nga disa të tilla, që e mundësojnë këtë komunikim.

25 prill 2019 Autori: Rrustem Loshi

Produktiviteti është bërë industri më vete me një mori librash të botuar e diskutimesh shkencore në atë se si të kursejmë kohën duke arritur të kryejmë më shumë punë. Mirëpo, a lidhet me të vërtetë të qenit produktiv me menaxhimin e kohës? Adam Grant, në një artikull të publikuar në The New York Times, shkruan që menaxhimi i kohës është pjesë e problemit, duke vendosur “menaxhimin e vëmendjes” si zgjidhje reale dhe të qëndrueshme, të cilin e përshkruan si fokusim në një numër të vogël gjërash që me të vërtetë janë të rëndësishme – pavarësisht se sa kohë na marrin.

22 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Me sigurinë kibernetike si njëra prej shqetësimeve kryesore të sigurisë së vendit dhe me miliarda njerëz të prekur nga shkeljet e vitit të kaluar, qeveritë dhe bizneset po shpenzojnë më shumë kohë dhe para për t’u mbrojtur nga ajo. Hulumtuesit në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë Amerikane, gjithashtu i njohur si ARL (Army Research Laboratory) dhe Universiteti Towson mund të kenë identifikuar një mënyrë të re për të përmirësuar sigurinë e rrjetit.

08 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Baza e të Dhënave Autonome në Oracle është një teknologji e bazuar në Cloud që është projektuar për të automatizuar shumicën e detyrave rutinë që kërkohen për të menaxhuar bazat e të dhënave të Oracle, për të cilat Oracle thotë se mund ti lirojnë administratorët e bazave te të dhënave (ABD) nga punët rutinore ashtu që  ata të bëjnë punë të nivelit më të lartë dhe më strategjik.

Baza e të Dhënave Autonome gjithashtu nuk kërkon akordim manual për të optimizuar performancën; teknologjia akordohet vetë, duke përfshirë krijimin automatik të indekseve të bazës së të dhënave për të ndihmuar në përmirësimin e performancës së aplikaionit. Gjithashtu automatikisht zbaton përditësimet e bazës së të dhënave dhe arnimet e sigurisë, mbështet bazat e të dhënave dhe krijon të dhëna për të mbrojtur informacionin nga qasja e paautorizuar.

04 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Krijimi i një plani të rimëkëmbjes së fatkeqësive në rrjet është një përpjekje e ndërlikuar, që kërkon shumë kohë me shumë pjesë dhe njerëz të përfshirë dhe ka shumë mënyra për të shkuar keq.

Menaxherët e biznesit duhet të konsultohen për të përcaktuar çdo RTO dhe RPO relevante për pjesën e tyre të biznesit. Ata gjithashtu mund të japin informacion të vlefshëm se si stafi i tyre punon dhe komunikon.

RSS
12345678910Last

Kërko Blog

Më të shikuarat