X
GO

Blogu

Kërko Blog

28 tetor 2018 Autori: A Selimi

Zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike janë dy koncepte që kanë dallim prej njëra tjetrës. Për të sqaruar këtë dallim duhet të krahasojmë se si është rritur Bruto Produkti Vendor prej një viti deri në vitin tjetër apo prej një periudhe në periudhën tjetër dhe ta krahasojmë atë me rritjen e pagave të punëtoreve të sektorit privat në ato periudha.

Zhvillimi ekonomik, për dallim prej rritjes ekonomike, përkufizohet si proces i rritjes së volumit të prodhimit por merr parasysh edhe përmirësimin e teknologjisë, përmirësimin e standardit të jetesës, ndryshimeve institucionale etj. 

09 gusht 2018 Autori: A Selimi

Përderisa bizneset e vogla kanë strukturë të thjeshtë, ku një person mund të kryej më shumë se një funksion, në korporata struktura është komplekse dhe përbëhet nga divizione e departamente në krye të së cilave janë njerëzit që menaxhojnë, marrin vendime dhe ekzekutojnë plane.

 

02 gusht 2018 Autori: A Selimi

Çdo biznes ka nevojë për burime njerëzore, logjistike dhe financiare. Burimet financiare mund të sigurohen në mënyra të ndryshme e me to pastaj sigurohen burimet tjera të nevojshme për operacionet e biznesit.

01 gusht 2018 Autori: A Selimi

Për të ushtruar një biznes, së pari duhet të regjistrohesh si i tillë tek autoritetet përkatëse, gjegjësisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe në Komunën ku biznesi ushtron veprimtarinë. Pronari/ët e regjistrojnë biznesin varësisht prej madhësisë - volumit dhe shumës së transaksioneve, numrit të punëtorëve dhe mënyrës së financimit të tij...

24 korrik 2018 Autori: A Selimi

Për çdo ditë derisa ecim nëpër qytet apo edhe derisa shikojmë TV, na bien në sy emrat e kompanive të ndryshme, që bëjnë biznes e që kanë për qëllim arritjen e fitimit. Të gjitha këto kompani e zhvillojnë biznesin e tyre duke u bazuar në njërin nga tri modelet e biznesit: modeli prodhues, modeli shërbyes dhe modeli platformë.

RSS

Kërko Blog

Më të shikuarat