X
GO

Blogu

Kërko Blog

24 maj 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Në Konferencën RSA 2019, ekspertët e Institutit SANS kanë diskutuar teknikat më të sofistikuara të sulmeve që ata kanë parë deri më tani, duke përfshirë manipulimin e të dhënave në DNS dhe dominimin e domain-it.

Panelistët e SANS thanë se shkëmbimi i informacionit mbetet çështja më thelbësore për të trajtuar sfidat e sigurisë kibernetike, duke përfshirë teknikat e evoluimit të sulmeve, të cilat përfshijnë fushën e dominimit dhe shfrytëzimin e dobësive në CPU.

16 maj 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Cila është mënyra më e mirë për të përcaktuar se cili lloj i shërbimit të bazës së të dhënave është më i mirë për ndërmarrjen tuaj? E gjitha varet nga lloji i rastit të përdorimit që iu nevojitet.

Zbuloni më shumë në këtë artikull.

13 maj 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Sipas hulumtuesve të sigurisë të Cisco Talos, pas sulmeve të fundit që si cak kishte organizatat e sigurisë kombëtare dhe infrastrukturën kritike të Internetit, qëndron një fushatë piratërie e DNS-it.

22 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Me sigurinë kibernetike si njëra prej shqetësimeve kryesore të sigurisë së vendit dhe me miliarda njerëz të prekur nga shkeljet e vitit të kaluar, qeveritë dhe bizneset po shpenzojnë më shumë kohë dhe para për t’u mbrojtur nga ajo. Hulumtuesit në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë Amerikane, gjithashtu i njohur si ARL (Army Research Laboratory) dhe Universiteti Towson mund të kenë identifikuar një mënyrë të re për të përmirësuar sigurinë e rrjetit.

08 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Baza e të Dhënave Autonome në Oracle është një teknologji e bazuar në Cloud që është projektuar për të automatizuar shumicën e detyrave rutinë që kërkohen për të menaxhuar bazat e të dhënave të Oracle, për të cilat Oracle thotë se mund ti lirojnë administratorët e bazave te të dhënave (ABD) nga punët rutinore ashtu që  ata të bëjnë punë të nivelit më të lartë dhe më strategjik.

Baza e të Dhënave Autonome gjithashtu nuk kërkon akordim manual për të optimizuar performancën; teknologjia akordohet vetë, duke përfshirë krijimin automatik të indekseve të bazës së të dhënave për të ndihmuar në përmirësimin e performancës së aplikaionit. Gjithashtu automatikisht zbaton përditësimet e bazës së të dhënave dhe arnimet e sigurisë, mbështet bazat e të dhënave dhe krijon të dhëna për të mbrojtur informacionin nga qasja e paautorizuar.

RSS
1234

Kërko Blog

Më të shikuarat