X
GO

Blogu

Kërko Blog

18 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Derisa “coronavirus” është përhapur kudo në Botë, duke përfshirë edhe vendin tonë, ka shtyrë qeveritë, shkollat, dhe kompanitë kudo në botë të marrin masa drastike për të minimizuar ndikimin negativ që mund të ketë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Edhe qeveria jonë po punon që të bëjë një zgjidhje, sidomos për nxënësit – pra t’u mundësoi atyre mësimin nga shtëpia. Kjo shton kërkesën për softuer që u mundëson komunikim me video, biseda grupore, për të mundësuar funksionim sa më normal të procesit mësimor.

E njëjta gjë po ndodhë edhe tek bizneset private. Edhe ato po punojnë nga distanca, mbajnë mbledhje, konsultime e takime online.

05 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Me qëllim që certifikimet nga Microsoft të jenë sa më të orientuara në role dhe jo më të orientuara nga teknologjia, kompania ka paralajmëruar se do të shfuqizoi të gjitha certifikimet MCSA, MCSE, dhe MCSD, si dhe provimet që janë të lidhura për to.

Megjithatë, Microsoft këshillon të gjithë ata të cilët janë duke u përgatitur për t’iu nënshtruar këtyre provimeve, ta bëjnë atë para datës 30 Qershor 2020, dhe njofton që certifikimet e vjetra do të vlejnë dy vite pas kësaj date.  

19 shkurt 2020 Autori: Rrustem Loshi

SSH (Secure Shell) është një protokoll i sigurisë që u mundëson ndërlidhje të sigurt nga distanca në shërbime të ndryshme përmes algoritmeve të ndryshme të enkriptimit. Ky protokoll u mundëson administratorëve të kontrollojnë dhe të modifikojnë në mënyrë të sigurt serverët e tyre nga largësia përmes Internetit, si dhe rritë sigurinë në shkëmbimin e të dhënave përmes internetit. Ky protokoll është krijuar si zëvendësim i Telnet-it i cili është një protokoll i pa-enkriptuar, dhe si i tillë i pasigurt.

03 janar 2020 Autori: Rrustem Loshi

Të gjitha programet që përdorim në jetën e përditshme – qoftë ai aplikacion mobil, program kompjuteri apo edhe vet sistemet operative çofshin ato kompjuterike apo mobile – janë të shkruara me ndonjë nga gjuhët programuese.

Gjuhët programuese luajnë rolin kryesor në fushën e zhvillimit të softuerit. Duke qenë se në treg ekzistojnë shumë gjuhë programuese, me përparësitë dhe mangësitë e secilës prej tyre, zgjedhja e gjuhës më të mirë ku të përqendrohemi gjatë zhvillimit të karrierës tonë është mjaft sfiduese.

24 dhjetor 2019 Autori: Rrustem Loshi

TikTok është aplikacioni me rritjen më të madhe në numrin e përdoruesve, sidomos në Azi, me mbi 500 milion shfrytëzues aktiv në muaj (në tërë botën) dhe me mbi 188 milion shfrytëzues të rinj vetëm në çerekun e parë të këtij viti (2019), duke shënuar një rritje prej 70% nga çereku i parë i vitit 2018, duke kaluar shifrën prej një miliard instalime (në App Store dhe Google Play) që në Janar të 2019-ës. Shumica e shfrytëzuesve të aplikacionit janë të rinj, nga mosha 16 deri në 24 vjeç, të cilët e përdorin aplikacionin mesatarisht nga 52 minuta në ditë. TikTok përdoret në 155 vende të botës dhe vjen në 75 gjuhë të ndryshme. Çdo ditë në TikTok shikohen mbi 1 miliard video.

RSS
123456789

Kërko Blog

Më të shikuarat