X
GO

Blogu

Kërko Blog

19 dhjetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Të gjitha programet që ne i përdorim si p.sh. sistemi operativ Windows apo programet si Word, Excel, Power Point, madje edhe në ueb si Gmail, facebook, twitter apo kjo faqe ku ju jeni duke lexuar këtë artikull, janë të shkruara me një nga gjuhët e programimit. 

Gjuhët programore, që janë me mijëra të tilla, i ndajmë në dy grupe të mëdha, dhe atë në gjuhë të larta dhe gjuhë të ulëta programore, varësisht se sa afër shfrytëzuesit apo procesorit janë ato.

27 nëntor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Çdo ditë e më shumë po i ofrohemi vitit të ri, i cili duket sa premtues po aq edhe sfidues. Shohim se sa shpresë na japin zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA) dhe aplikimi i saj tek Mësimi i Makinave (MM) (Machine Learning), shohim se si Blockchain-i shkon në drejtim te të bërit inovacioni teknologjik më premtues i këtij shekulli.

Derisa të gjitha këto teknologji marrin vëmendjen e të gjithëve, nuk duhet harruar që prapa zhvillimit te të gjitha këtyre teknologjive, si motor shtytës qëndrojnë gjuhët programore.

05 nëntor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Në artikullin tek Blogu i kaluar, pamë se komunikimi zhvillohet duke kaluar nëpër 7 faza të ndryshme që i shpjegon OSI modeli. Protokollet e komunikimit (OSI dhe TCP/IP) janë zhvilluar duke mos marrë në konsideratë çështjet e sigurisë dhe si të tilla ato shumë lehtë mund të hakohen. Për këtë, problemi mbetet se si ta bëjmë komunikimin të sigurt duke përdorë këto protokolle. Këtë do të mundohemi ta sqarojmë në vijim.

30 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Në vitet e 60-a (1960), janë zhvilluar sistemet e para që kanë bërë të mundur bartjen e informata në formën e paketave brenda një rrjete të izoluar. ARPANET njihet si fillimi i asaj që sot njihet si teknologjia “packet switchin” dhe si para-ardhëse e Internetit.

Në këtë kohë, shumë kompani kishin zhvilluar protokollet dhe teknologjitë e tyre private. Përdorimi i protokolleve të ndryshme të komunikimit dhe mungesa e një standardi të përbashkët, kishte bërë të pamundur komunikimin në mes të rrjetave të kompanive të ndryshme.

20 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Para disa ditësh Google ka publikuar versionin më të ri të Google Chrome (versioni 70.0) për Windows, Mac dhe Linux.

Ky përditësim vjen pas diskutimesh të shumta që ka nxitur versioni paraprak, sidomos me opsionin e kyçjes automatike – në të cilin version, shfletuesi Google Chrome i kyçte shfrytëzuesit në shfletues pa lejen e tyre sapo ata të hapnin llogarinë e tyre në njërin nga shërbimet si Gmail apo youtube.

RSS
12345678

Kërko Blog

Më të shikuarat