X
GO

Blogu

Kërko Blog

Bitcoin

  • 26 maj 2017
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 561
  • 0 Komentet
Bitcoin

Bitcoin - është monedha më e madhe dhe më e suksesshme pasi ajo ka diçka që rrjetat e monedhave të tjera nuk mund ta kopjojnë: numër të madh të minatorëve (miners).

Minatorët, siç i quajmë, ua huazojnë fuqinë kompjuterike të kompjuterëve të tyre, blloqeve zinxhirë (blockchain) të cilët verifikojnë transaksionet dhe sigurojnë rrjetin. Këta minatorë janë komplet të pavarur dhe nuk kanë pse ta njohin njëri-tjetrin. Edhe pse nuk ekziston një lidhje direkte mes minatorëve në ndonjë prej zinxhirëve, ata të gjithë janë pjesëmarrës në sistem duke mundësuar kështu një besnikëri përmes një stimulimi financiar të njohur si shpërblim për bllok (block reward).

Kompjuterët të cilët janë konfiguruar për të minuar, praktikisht bëjnë punën e një banke qendrore, PayPal apo një kompanie për kredit kartela. Në shikim të parë, kjo mund të duket si një pikë e vogël, mirëpo kjo mund ta zëvendësoj plotësisht librin e llogarive që përdorët në sistemin bankar. Këta minatorë qëndrojnë prapa mijëra “hash”-ëve të kompjuterëve për mijëra transaksione që ndodhin dhe sigurohen që paratë lëvizin në atë drejtim që ka dashur transaktori dhe se ato nuk janë komprometuar.

Shembull: Personi A paguan personin B për një punë që ia ka kryer. Personi A i dërgon personit B 1 Bitcoin. Të gjithë minatorët do të njoftohen që ky transaksion po kryhet. Ata e rishikojnë këtë aktivitet duke shfrytëzuar protokollet me nivelin më të lartë kriprografik aktual, duke konfirmuar transaksionin para se Bitcoin të arrij tek personi B. Nëse ndonjë nga minatorët do të provoj ta mashtroj sistemin që të mendoj që janë paguar 2 Bitcoin në vend të 1, të gjithë minatorët e tjerë, të cilët janë krejt të pavarur nga njëri-tjetri, do ta shohin këtë transaksion. Megjithatë, përderisa ata e shohin vetëm një Bitcoin duke lëvizur, ata nuk do të konfirmojnë për të dytin. Që një njeri qëllimkeq të manipuloj një transaksion në zinxhirin e blloqeve, atij do t’i nevojitej të ketë nën kontroll mbi 51% të rrjetit nëse do të kishte pasur mundësi ta mashtrojnë librin e llogarive që të mendoj që monedhat kishin lëvizur, të cilat në fakt nuk ishin autorizuar. Tani, duke pasur në konsideratë madhësinë e rrjetit të Bitcoin, i cili konsiderohet që ka fuqinë më të madhe procesorike që mund të paramendohet për ndonjë projekt të deritanishëm, ai veprim është e pamundur të paramendohet.

Duke verifikuar mijëra transaksione që ndodhin në këtë rrjetë në çdo moment, programi i shpërblen minuesit, fuqia kompjuterike e të cilëve ishte përdorur gjatë transaksionit, duke u dhënë atyre ‘coins’ të reja dhe një tarifë të vogël për transaksionin mes rrjetit dhe minuesit: shpërblimin (block reward). Për minimin, mund të paramendoni si p.sh nëse marrim mijëra kompjuter të cilët shfrytëzojnë të gjithë fuqinë e tyre kompjuterike duke bërë gara për të zgjidhur një ekuacion matematikor.

Në Bitcoin, çdo 10 minuta kemi një fitues. Minuesi i cili e gjen i pari bllokun e fiton shpërblimin (block reward) për faturat e të gjitha transaksioneve si dhe ‘coins’ të reja të cilat vijnë në rrjetë brenda atyre 10 minutave, të quajtura ’block’. Minuesit e tjerë në rrjetë fillojnë të kërkojnë për bllokun tjetër. Siç e kemi parë gjatë kësaj kohe, dita ditës rrjeti i minuesve për Bitcoin rritet, kështu që ata së bashku mund të zgjidhin ekuacionin më shpejtë. Qëllimi i rrjetit është që të vështirësoj, sa të jetë e mundur, zbulimin e ekuacioneve matematikore të cilat i gjeneron sistemi çdo 10 minuta. Numri i përpjekjeve për të zgjidhur këtë ekuacion nga një kompjuter quhet shkalla e kodimit (hash rate). Ne e përdorim shkallën ‘hash’ edhe për të paraqitur gjendjen e sigurisë së rrjetit. Sa më e lartë të jetë ‘hash rate’ në një rrjetë, aq më e sigurt llogaritet të jetë ajo rrjetë, pasi për të mashtruar rrjetën që ajo të mendoj se është kryer një transaksion i duhet të ketë ‘hash rate’ prej mbi 51%. Tash për tash, ‘hash rate’ i Bitcoin është mbi 3.6 Trilion hashe për sekondë. Kjo është shumë e vështirë për tu gjetur.

Si përfundim, është e rëndësishme të theksohet që, jo vetëm që minimi mund të jetë fitimprurës, por edhe ta pranojmë që kurë të vendosni të bëheni minues, ju i kontribuoni në mënyrë direkte forcimit të decentralizimit të rrjetit global dhe ekzistencës së kësaj teknologjie që ajo të përparoj në të ardhmen.

Print
Kategoria: Blog, Teknologji, Ekonomi
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat