X
GO

Blogu

Kërko Blog

14 janar 2019 Autori: Enis Azemi

Nëse jeni përdorues i telefonave Android, celulari juaj apo edhe tableti juaj, rrezikon të infektohet me malware. Në fakt hulumtimet e bëra nga “Jupiter Research” rezultojnë se rreth 80% e celularëve android janë të pambrojtur.

Kjo bëhet për shkak të shumave të mëdha të parave që motivojnë keqbërësit për të kërkuar dhe kapur të dhëna financiare, kode kalimi, dhe informacione të tjera potencialisht fitimprurëse.

10 janar 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Vazhdimësia e biznesit dhe rimëkëmbja ndaj fatkeqësive (BCDR – Business Continuity and Disaster Recovery) janë praktika të lidhura ngushtë që përshkruajnë përgatitjen e një organizate për rreziqet e paparashikuara për vazhdimin e operacioneve. Trendi i kombinimit të vazhdimësisë së biznesit dhe rimëkëmbjes ndaj fatkeqësive në një term të vetëm ka ardhur si rezultat i kuptimit gjithnjë e më të madh që drejtuesit e biznesit dhe të teknologjisë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në vend të zhvillimit të izoluar të planeve.

04 janar 2019 Autori: Enis Azemi

Çdo përparim në teknologji shoqërohet edhe me shqetësime rreth keqpërdorimit të mundshëm të saj. Kohëve të fundit, shqetësues është përdorimi i inteligjencës artificiale e cila mund të përdoret për të krijuar armë inteligjente, robot keqbërës të pandalshëm deri tek printimi i armëve 3D të cilat janë të pa zbulueshme nga skanerët tradicional të sigurisë.

Për fat të keq, përtej frikës që këto teknologji do të mund të aplikohen për qëllime negative ose për keqpërdorimin e teknologjisë, këto keqpërdorime tashmë janë të mundshme.

02 janar 2019 Autori: Tanzer Abazi

Përsëri është ransomueri që po bëhet njëri nga problemet më të mëdha për kompanitë në epokën digjitale. Për ata që kanë rënë viktimë e kësaj, kjo është e qartë, mirëpo ju të tjerët jeni vetëm 30 sekonda larg që të mbroheni. Ransomueri është një “malware” i cili ua enkripton të dhënat në një mënyrë të sofistikuar me algoritmin e famshëm një-drejtimësh (one-way), që do të thotë që nuk ekziston ndonjë formë e dekriptimit te të dhënave pa pasur çelësin adekuat.

23 dhjetor 2018 Autori: Ragip Avdijaj

Kur një përdorues i mjeteve të TI-së dorëzon një kërkesë zyrtare për diçka – p.sh për një ndryshim të një fjalëkalimi, për një harduer të ri ose softuer që ata dëshirojnë, ose çdo gjë që duan ose kanë nevojë, kjo quhet një kërkesë shërbimi.

Kërkesat e thjeshta shpesh trajtohen nga ekipi i shërbimit, ndërsa kërkesat që kërkojnë produkte ose shërbime të palëve të treta mund të përcillen tek shitësit ose burime të tjera të brendshme apo të jashtme.

RSS
12345678910Last

Kërko Blog

Më të shikuarat