Ransomueri është një nga shkaqet kryesore se përse bizneset kanë filluar të investojnë në Sisteme të menaxhimit të sigurisë së informatave, në Analizë të rrezikut, në Infrastrukturë kritike dhe në Testime të sigurisë (depërtimeve).
Humbjet që u shkaktohen bizneseve shkojnë deri në $75 miliard.
‘Malware’-i më i sofistikuar mund të ketë deri në disa qindra ‘familje’ me nga disa qindra ‘fëmijë’. Ne do të përpiqemi t’i shqyrtojmë disa nga këto lloje, familjet e tyre dhe mënyrën se si funksionon Ransomueri.