X
GO

Blogu

Kërko Blog

24 korrik 2018 Autori: A Selimi

Për çdo ditë derisa ecim nëpër qytet apo edhe derisa shikojmë TV, na bien në sy emrat e kompanive të ndryshme, që bëjnë biznes e që kanë për qëllim arritjen e fitimit. Të gjitha këto kompani e zhvillojnë biznesin e tyre duke u bazuar në njërin nga tri modelet e biznesit: modeli prodhues, modeli shërbyes dhe modeli platformë.

08 korrik 2018 Autori: Rrustem Loshi

Quick Look u mundëson shfrytëzuesve që të shohin përmbajtjen e një dosje (Word, Excel, Power Point, ZIP, fotografi apo video) apo përmbajtjen e një folderi, pa pas nevojë të hapin atë.

Kjo është një mënyrë e mirë për t’ia hedhë një sy dokumentit pa pas nevojë të startojmë një aplikacion për këtë. P.sh. mund të shohim një dokument të punuar me programin Word dhe atë pa pas nevojë të startojmë Word-in.

26 mars 2018 Autori: Rrustem Loshi

Termi “Smart Kontratë“ për herë të parë është përdorur në vitin 1996 nga Nick Szabo. Kjo është shpjeguar si: “një protokoll kompjuterik, i cili përdoret për qëllim lehtësimi, verifikimi apo detyrimin e zbatimit të një marrëveshjeje apo përmbushjen e një kontrate. Smart kontratat e sotme janë pak më ndryshe nga ky përkufizim. Ajo mund të mendohet si një kod kompjuterik i cili vepron në mënyrë autonome dhe të pavarur, i cili vepron në një rrjetë të decentralizuar dhe është i aftë të pranoi, transferoi dhe të ruaj para.

08 mars 2018 Autori: Rrustem Loshi

Teknologjia Blockchain së pari është prezantuar përmes një letre të publikuar në dark-web, nga Satoshi Nakamoto, e titulluar “Bitcoin: A Peer-to-Peer Electronic Cash System” (Bitcoin: Një Sistem i parasë Parasë Elektronike pa ndërmjetësues). Në atë letër, Satoshi i shpjegon bazat e teknologjisë Blockchain. Të gjitha inovacionet e teknologjisë Blockchain mund t’i atribuohen Satoshi Nakomoto-s. Ai është zbuluesi i Blockchain-it dhe i Bitcoin-it.

07 mars 2018 Autori: Rrustem Loshi

Gjatë historisë së Blockchain-it kanë ndodhur disa zhvillime, pa të cilat teknologjia Blockchain nuk do të ishte as për së afërmi e dobishme siç është sot. Këto zhvillime do i përmendim në vazhdim:

BITCOIN: Nga vet natyra e tij, ky është inovacioni i parë dhe më evident i Blockchain-it.

BLOCKCHAIN: Inovacioni i dytë është kur e kuptojmë që teknologjia që e mundësoi funksionimin e Bitcoin-it – Blockchain – mund të përdoret në shumë fusha të tjera jashtë Bitcoinit.

RSS
First567891011121314

Kërko Blog

Më të shikuarat