X
GO

Blogu

Kërko Blog

31 tetor 2019 Autori: A Selimi

Tatimet janë të hyra të përhershme, të rregullta dhe të hyrat më me rendësi të cilat shteti i mbledhë prej personave fizik (qytetarëve) dhe personave juridik (firmave). Të hyrat e mbledhura nga tatimet shteti i përdorë për të financuar shpenzimet publike. Me paratë e mbledhura nga tatimi paguhen pagat e stafit të administratës publike, ndërtohen dhe mirëmbahen rrugët, spitalet, shkollat dhe financohet çdo shërbim që shteti ua ofron qytetarëve pa pagesë.

Shteti e cakton një përqindje në çmimin e secilit transaksion (shitblerje) që ndodh në sektorin privat në ekonomi. Kjo përqindje quhet norma tatimore me të cilën ngarkohen tatimpaguesit. Tatimpaguesi duhet të njoftohet se me çfarë përqindje do të paguaj tatim. Prandaj në kuponët fiskal që shitësi ia lëshon blerësit vlera e mallit paraqitet veçmas si dhe vlera e tatimit paraqitet veçmas. Të dyja këto së bashku e përbëjnë çmimin e mallit. 

18 shtator 2019 Autori: Rrustem Loshi

Shumica e njerëzve mendojnë që paratë janë resursi ynë më i çmuar, mirëpo mendoj që ata e kanë gabim. Ne mund të fitojmë para përmes rrugëve të ndryshme, apo edhe t’i ri-fitojmë paratë e humbura. Mund të shkëmbejmë para, apo të huazojmë që t’i kthejmë ato më vonë.

Në ditët tona, ne vlerësojmë shumë gjëra, dhe, duke qenë që jetojmë në një botë mashtruese, paraja shihet si gjëja më e rëndësishme.

Edhe njerëzit janë një resurs i çmuar, mirëpo edhe ata mund t’i huazojmë – edhe pse asnjëherë nuk kemi mundësi të kemi mjaftueshëm rreth vetës.

28 korrik 2019 Autori: A Selimi

Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave. Banka Qendrore si funksion primar e ka mbikëqyrjen e institucioneve financiare, gjegjësisht bankave komerciale, institucioneve mikro-financiare dhe institucioneve financiare jo-bankare. Mbikëqyrja e bankave komerciale është e domosdoshme për disa arsye.

28 tetor 2018 Autori: A Selimi

Zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike janë dy koncepte që kanë dallim prej njëra tjetrës. Për të sqaruar këtë dallim duhet të krahasojmë se si është rritur Bruto Produkti Vendor prej një viti deri në vitin tjetër apo prej një periudhe në periudhën tjetër dhe ta krahasojmë atë me rritjen e pagave të punëtoreve të sektorit privat në ato periudha.

Zhvillimi ekonomik, për dallim prej rritjes ekonomike, përkufizohet si proces i rritjes së volumit të prodhimit por merr parasysh edhe përmirësimin e teknologjisë, përmirësimin e standardit të jetesës, ndryshimeve institucionale etj. 

09 gusht 2018 Autori: A Selimi

Përderisa bizneset e vogla kanë strukturë të thjeshtë, ku një person mund të kryej më shumë se një funksion, në korporata struktura është komplekse dhe përbëhet nga divizione e departamente në krye të së cilave janë njerëzit që menaxhojnë, marrin vendime dhe ekzekutojnë plane.

 

RSS
123

Kërko Blog

Më të shikuarat