X
GO

Blogu

Kërko Blog

07 mars 2019 Autori: Rrustem Loshi

NSA, në një konferencë të mbajtur me dt 06/03/2019 në San Francisco, ka publikuar Ghidra 9.0 duke sqaruar se kjo vegël do të jetë open source dhe mund të merret dhe përdoret falas nga publiku.

Ghidra u shërben inxhinierëve të softuerit dhe analistëve të malware-ëve, që të mund të nxjerrin kodin burimor të një malware-i duke përdorur inxhinierinë e riprodhimit (Reverse Engineering) kundrejt vet ati malware-i.

06 shkurt 2019 Autori: Rrustem Loshi

Duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve në të cilat janë hakuar fjalëkalime nga domenë të ndryshëm, shanset janë të mëdha që një prej tyre mund të jetë edhe ndonjëra nga llogaritë e tuaja.

Me 5 Shkurt 2019 – me rastin e ‘Ditës për një Internet më të sigurt’ – Google ka prezantuar një vegël për siguri të quajtur “Password Checkup”, e cila ju njofton nëse fjalëkalimi  juaj hyn në grupin e mbi katër miliard fjalëkalimeve të cilët janë hakuar deri më tani, e të cilat ndodhen në bazën e të dhënave të kompanisë.  

24 janar 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Anatova është një ransomuer i ri i zbuluar nga McAfee në një rrjetë private peer-to-peer (P2P) dhe sipas tyre atakon kryesisht ata që luajnë lojëra kompjuterike (gamers) dhe kërkon nga ta një shpërblim prej 10 DASH, me vlerë rreth $725, për çelësat e dekriptimit.

Anatova gjithashtu përhapet në rrjetet kompjuterike – ku është i kyçur kompjuteri i infektuar, në një përpjekje për të infektuar skedarë të tjerë në atë rrjet.

06 janar 2019 Autori: Rrustem Loshi

Ditëve të fundit, media vendore dhe ndërkombëtare kanë publikuar artikuj të ndryshëm në lidhje me një gabim kritik në aplikacionin Skype të kompanisë Microsoft. Gabime të tilla gjenden kohë pas kohe nga hulumtuesit e sigurisë, por e veçanta e kësaj është se këtë gabim e ka gjetur dhe raportuar një haker shqiptar i cili jeton dhe studion në Prishtinë. Edhe pse vetëm 19 vjeçar, ai me modesti na tregon që ky nuk është suksesi i tij i vetëm, në fakt është një nga sukseset e tij të shumta në këtë fushë.

05 dhjetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Shumë shfrytëzues, kryesisht nga Evropa, shkruan në twitter që platforma i kishte shkyçur ata duke mos u mundësuar të kyçen përsëri në platformë. Problemet kishin filluar të shfaqen rreth orës 13:28, sipas Down Detector, ku kishin komentuar disa mijëra shfrytëzues duke treguar problemet me të cilat përballeshin.

RSS
1234

Kërko Blog

Më të shikuarat