X
GO

Blogu

Kërko Blog

06 janar 2019 Autori: Rrustem Loshi

Ditëve të fundit, media vendore dhe ndërkombëtare kanë publikuar artikuj të ndryshëm në lidhje me një gabim kritik në aplikacionin Skype të kompanisë Microsoft. Gabime të tilla gjenden kohë pas kohe nga hulumtuesit e sigurisë, por e veçanta e kësaj është se këtë gabim e ka gjetur dhe raportuar një haker shqiptar i cili jeton dhe studion në Prishtinë. Edhe pse vetëm 19 vjeçar, ai me modesti na tregon që ky nuk është suksesi i tij i vetëm, në fakt është një nga sukseset e tij të shumta në këtë fushë.

05 dhjetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Shumë shfrytëzues, kryesisht nga Evropa, shkruan në twitter që platforma i kishte shkyçur ata duke mos u mundësuar të kyçen përsëri në platformë. Problemet kishin filluar të shfaqen rreth orës 13:28, sipas Down Detector, ku kishin komentuar disa mijëra shfrytëzues duke treguar problemet me të cilat përballeshin.

12 nëntor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Nëse i përdorni shërbimet ‘G Suite’ të Google, bëni mirë të lexoni këtë.

Ju e dini se, sa herë që duam të hapim një dokument të ri me Google Docs apo një tabelë me Google Sheet, duhet së pari të hapim Google Drive e pastaj të klikojmë mbi butonin “New” e pastaj të klikojmë mbi ikonën që tregon programin që duam të hapim.

Google ka vlerësuar që kjo na merr shumë kohë dhe e ka përshpejtuar këtë proces ashtu që tani na mjafton vetëm të fusim një ueb adresë dhe jemi gati të përdorim cilindo program të paketës “G Suite”.

10 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Google gati sa nuk ka pësuar atë që e pësoi Facebook me Cambridge Analytica në fillim të këtij viti. Aksionet e kompanisë shënuan rënie për 2% menjëherë pas publikimit të një thyerje të sigurisë në rrjetin social të kësaj kompanie – Google+. Një gabim që inxhinierët e Google kishin zbuluar gjatë një inspektimi të sigurisë të kësaj platforme, e që e kishin quajtur “Project Strobe”, do t’u mundësonte zhvillueseve të aplikacioneve (të palëve të treta) të cilët e përdorin këtë platformë (Google+), të kenë qasje në të dhënat e shfrytëzueseve.

29 shtator 2018 Autori: Rrustem Loshi

Edhe pse kishte depërtuar në brendi të rrjetit të kompanisë Apple dhe kishte shkarkuar më se 90 GB të dhëna sekrete nga kjo kompani, adoleshenti nga Melburni i Australisë – i cili do të fillonte vuajtjen e dënimit me 20 shator të këtij viti – nuk do të vuaj dënimin me burg.

RSS
123456

Kërko Blog

Më të shikuarat