X
GO

Blogu

Kërko Blog

18 gusht 2018 Autori: Rrustem Loshi

As kompania Apple nuk është më e sigurt. Një adoleshent nga Australia, e ka hakuar rrjetin e kësaj kompanie duke depërtuar brenda rrjetit të mbrojtur të kompanisë dhe duke shkarkuar të dhëna prej disa GigaByte.

Edhe pse kompania deklaron se të dhënat e shfrytëzueseve nuk janë prekur, “The Age” shkruan që ai kishte arritur të marrë nën kontroll “çelësat e autorizuar”. Adoleshenti nga periferia e Melburnit të Australisë, të enjten e kaluar është shpallur fajtor nga një gjykatë për të mitur, pasi kishte hakuar rrjetin e kompanisë Apple disa herë brenda një viti.

14 shkurt 2018 Autori: SuperUser Account

Zbulohet një dobësi e aplikacionit Telegram, versioni për desktop, i cili ishte shfrytëzuar me të madhe për të përhapur një ‘malware’ i cili minon kriptovalutat Monero dhe ZCash.

Dobësia ishte zbuluar nga hulumtuesi i sigurisë Alexey Firsh i Laboratorit Kaspersky që në Tetor të vitit të kaluar dhe ai afekton vetëm shfrytëzuesit e softuerit Telegram versioni për Windows (desktop), edhe pse kjo dobësi ishte aktive që nga Marsi i 2017-ës.

13 shkurt 2018 Autori: SuperUser Account

Është e habitshme se si ka mundësi që një produkt aq i përdorur sot në botë për biseda me zë e sidomos për komunikim me video, nuk i kishte siguruar këto komunikime me një enkriptim të mirëfilltë.

Është lajm i mirë për shfrytëzuesit e Skype, të cilët shqetësohen për privatësinë e tyre, që më në fund do të mund të komunikojnë në mënyrë të sigurt.

12 shkurt 2018 Autori: SuperUser Account

Java, C dhe C++ mbesin gjuhët më të popullarizuara në botë sipas Indeksit Tiobe të Shkurtit 2018.

Gjuhët e tjera përfshijnë Python, C# dhe Visual Basic.

Visual Basic po ia del mirë në krahasim me gjuhët tjera, përkundër që Tiobe kishte parashikuar që ajo do të zhdukej në pak vite.

02 qershor 2017 Autori: SuperUser Account

WikiLeaks ka publikuar një grup të informatave në vazhdën e publikimeve “Vault 7”, kësaj radhe në lidhje me një projekt të supozuar të CIAs që i mundësonte agjencisë t’i shndërroj File Serverët Windows në makina të maskuara për sulme kibernetike, të cilat fshehurazi mund t’i infektonin kompjuterët e tjerë brenda rrjetit të caktuar.

RSS
123456

Kërko Blog

Më të shikuarat