X
GO

Blogu

Kërko Blog

01 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Planifikimi i rimëkëmbjes së katastrofave në rrjet ofron udhëzime për rivendosjen e shërbimeve të rrjetit dhe operacioneve normale pas një katastrofe, burimet e nevojshme për të kryer procedurat e rimëkëmbjes së rrjetit - siç janë furnizuesit e pajisjeve dhe informacionet për ruajtjen e të dhënave.

Ashtu si çdo plan tjetër për rimëkëmbjen e fatkeqësive, kjo duhet të përfshijë informacionet rreth kontaktimit të anëtarëve kryesorë të stafit në rast se ndodhë një emergjencë pas orarit të punës, mesnatës apo gjatë fundjavave.

21 mars 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Një plan i rimëkëmbjes së katastrofave të rrjetit (DR) siguron që të gjitha burimet dhe shërbimet që mbështeten në atë rrjet, të kthehen dhe funksionojnë në rast të një ndërprerjeje brenda një kohe të caktuar.

Një plan i tillë zakonisht përfshinë procedurat për rikuperimin e rrjeteve lokale (LAN) të një organizate, rrjeteve të zonës së gjerë (WANs) dhe rrjeteve pa tel. Mund të mbulojë aplikacionet dhe shërbimet e rrjetës, serverët, kompjuterët dhe pajisjet e tjera, së bashku me të dhënat në fjalë.

01 mars 2019 Autori: O. Osmani

Shpesh mund të hasni në terminologji të tilla si ueb faqe apo ueb aplikacione dhe mund të jeni kureshtar të dini se çka është njëra e çka tjetra. Nëse e pyesni dikë për këtë, nga individ të ndryshëm do të merrni përgjigje të ndryshme. Kjo ndodhë për shkak se ato janë thuajse e njëjta gjë. Ajo që zhvilluesit a këtyre aplikacioneve përpiqen të thonë është që një ueb aplikacion është një ueb faqe interaktive, ku ju mund të fusni të dhëna, të bëni kërkim apo gjëra të ngjashme, për dallim nga një ueb faqe e cila është vetëm informuese.

Këto ueb faqe, apo ueb aplikacione, ca më shumë e ca më pak, janë cak i sulmeve të ndryshme varësisht nga përmbajtja e tyre se sa mund të jenë me interes për sulmues të ndryshëm.

28 janar 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Testimi i rikthimit te të dhënave pas fatkeqësive (DR) ndihmon që një organizatë të mund të rikuperojë të dhënat, të rivendosë aplikacionet kritike të biznesit si dhe të vazhdojë operacionet pas ndërprerjes së shërbimeve. Në shumë organizata, megjithatë, testimi i DR është lënë pas dore, sepse krijimi i një plani për rikuperimin pas fatkeqësive mund të lidhë burimet dhe të jetë i kushtueshëm. Kompanitë mund të konsiderojnë planin e tyre të DR si të mjaftueshëm, edhe nëse nuk ka dëshmi se ajo mund ta kryejë atë plan nëse goditet nga ndonjë fatkeqësi.

14 janar 2019 Autori: Enis Azemi

Nëse jeni përdorues i telefonave Android, celulari juaj apo edhe tableti juaj, rrezikon të infektohet me malware. Në fakt hulumtimet e bëra nga “Jupiter Research” rezultojnë se rreth 80% e celularëve android janë të pambrojtur.

Kjo bëhet për shkak të shumave të mëdha të parave që motivojnë keqbërësit për të kërkuar dhe kapur të dhëna financiare, kode kalimi, dhe informacione të tjera potencialisht fitimprurëse.

RSS
12345678910Last

Kërko Blog

Më të shikuarat