X
GO

Blogu

Kërko Blog

31 tetor 2018 Autori: Ragip Avdijaj

Fjalëkalimi është një varg karakteresh që përdoret për të verifikuar identitetin e një përdoruesi gjatë procesit të legalizimit. Fjalëkalimet zakonisht përdoren në kombinim me një emër shfrytëzuesi; ato janë të dizajnuara që të njihen vetëm për përdoruesit dhe të lejojnë që përdoruesi të ketë qasje në një pajisje, aplikacion ose faqe interneti.

30 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Në vitet e 60-a (1960), janë zhvilluar sistemet e para që kanë bërë të mundur bartjen e informata në formën e paketave brenda një rrjete të izoluar. ARPANET njihet si fillimi i asaj që sot njihet si teknologjia “packet switchin” dhe si para-ardhëse e Internetit.

Në këtë kohë, shumë kompani kishin zhvilluar protokollet dhe teknologjitë e tyre private. Përdorimi i protokolleve të ndryshme të komunikimit dhe mungesa e një standardi të përbashkët, kishte bërë të pamundur komunikimin në mes të rrjetave të kompanive të ndryshme.

23 tetor 2018 Autori: Ragip Avdijaj

Të gjithë e dimë që duhet t’i ruajmë fjalëkalimet tona, mirëpo prapë se prapë vjedhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Mashtrimet phishing kanë arritur që të kenë sukses në mashtrimin e një numri të madh të njerëzve duke i komprometuar llogaritë e tyre online. Një nga mënyrat më të mira për parandalimin e mashtrimeve phishing është Autentikimi me dy-faktorë.

20 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Para disa ditësh Google ka publikuar versionin më të ri të Google Chrome (versioni 70.0) për Windows, Mac dhe Linux.

Ky përditësim vjen pas diskutimesh të shumta që ka nxitur versioni paraprak, sidomos me opsionin e kyçjes automatike – në të cilin version, shfletuesi Google Chrome i kyçte shfrytëzuesit në shfletues pa lejen e tyre sapo ata të hapnin llogarinë e tyre në njërin nga shërbimet si Gmail apo youtube.

17 tetor 2018 Autori: Ragip Avdijaj

PACS (ang. Picture Archiving and Communication System) është teknologji e cila mundëson ekonomizimin e ruajtjes së fotografimeve mjekësore e po ashtu ofron metoda të ndryshme të qasjes në imazhe. Imazhet elektronike si dhe raportet mjekësore transmetohen në mënyrë digjitale përmes sistemit PACS.

PACS përdoret kryesisht në Radiologji për të incizuar, ruajtur dhe transmetuar imazhe 2D dhe 3D. Përveç në Radiologji, PACS përdoret edhe në Kardiologji, Onkologji, Dermatologji dhe Patologji.

RSS
First234567891011

Kërko Blog

Më të shikuarat