X
GO

Blogu

Kërko Blog

15 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Muajin e kaluar Google Chrome festoi ditëlindjen e tij të dhjetë. Ai kishte lindur (në shator 2008) në kohën kur tregu ishte i monopolizuar nga korporata Microsoft me shfletuesin e tyre Internet Explorer, i cili në atë kohë kishte më se 68% të tregut global duke lënë prapa dy konkurrentët e vet – Firefox dhe Safari. Për të vështirësuar gjërat edhe më tepër, Microsoft tani planifikonte të hynte edhe në tregun e kërkimit në ueb, gjë që e prekte drejtpërdrejtë kompaninë Google që këtë e kishte shërbimin kryesor.

15 gusht 2018 Autori: Rrustem Loshi

Të qenit viktimë e vjedhjes së identitetit u shkakton humbje financiare, dëmtim të kredisë tuaj, ankth emocional dhe u nevojitet kohë dhe energji që të ktheni identitetin tuaj.

02 gusht 2018 Autori: Rrustem Loshi

Facebook, Twitter dhe Google, me siguri kanë nga të dhënat tuaja më tepër se sa mendoni. Shqetësimi ynë, nuk është që ata i mbledhin këto informacione (me arsyetimin që të na ofrojnë shërbim më cilësorë), por shqetësim i yni është se çka bëjnë ata me krejt këto informacione?!

26 mars 2018 Autori: Rrustem Loshi

Termi “Smart Kontratë“ për herë të parë është përdorur në vitin 1996 nga Nick Szabo. Kjo është shpjeguar si: “një protokoll kompjuterik, i cili përdoret për qëllim lehtësimi, verifikimi apo detyrimin e zbatimit të një marrëveshjeje apo përmbushjen e një kontrate. Smart kontratat e sotme janë pak më ndryshe nga ky përkufizim. Ajo mund të mendohet si një kod kompjuterik i cili vepron në mënyrë autonome dhe të pavarur, i cili vepron në një rrjetë të decentralizuar dhe është i aftë të pranoi, transferoi dhe të ruaj para.

07 mars 2018 Autori: Rrustem Loshi

Gjatë historisë së Blockchain-it kanë ndodhur disa zhvillime, pa të cilat teknologjia Blockchain nuk do të ishte as për së afërmi e dobishme siç është sot. Këto zhvillime do i përmendim në vazhdim:

BITCOIN: Nga vet natyra e tij, ky është inovacioni i parë dhe më evident i Blockchain-it.

BLOCKCHAIN: Inovacioni i dytë është kur e kuptojmë që teknologjia që e mundësoi funksionimin e Bitcoin-it – Blockchain – mund të përdoret në shumë fusha të tjera jashtë Bitcoinit.

RSS
First234567891011

Kërko Blog

Më të shikuarat