X
GO

Blogu

Kërko Blog

Katër vite më parë një adoleshente shpiku një pajisje që i mbushë telefonat mobil për 20 sekonda

  • 4 maj 2017
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 597
  • 0 Komentet
Katër vite më parë një adoleshente shpiku një pajisje që i mbushë telefonat mobil për 20 sekonda

Tani për tani, ne duhet të presim me minuta apo orë të tëra para se telefoni ynë mobil apo pajisjet tjera elektronike të mbushen me rrymë.

Pritja është një problem që kërkon zgjidhje.

Në vitin 2013, një adoleshente Indiano-Amerikane – Eesha Khare – kishte një zgjidhje fantastike të këtij problemi.

Me 17 Maj 2013, Khare ishte pozicionuar e dyta, nga 1600 finalist nga më shumë se 70 vende, në një garë ndërkombëtare të “Intel International Science and Engineering Fair” të mbajtur në Phoenix (SHBA). Në atë kohë 18 vjeçare, kishte zhvilluar një super-kapacitor prototip të aftë për të mbushur telefonat mobil dhe pajisje të tjera portative në 20 deri 30 sekonda. Khare ishte shpërblyer me $50,000 për zbulimin e një pajisje të tillë kaq të mrekullueshme dhe të nevojshme.

Super-kapacitori i zbuluar nga Khare është një pajisje e vogël e cila mbushet shpejtë dhe mund të ruaj energjinë për një kohë të gjatë. Kjo do të thotë që njerëzit tani nuk kanë pse të varen edhe aq në prizat elektrike për të mbushur pajisjet e tyre.

Jo vetëm që kjo pajisje mund t’i mbushë telefonat mobil, por hipotetikisht, kjo mund të shkallëzohet ashtu që t’i mbushë edhe makinat elektrike.

Adoleshentja gjatë hulumtimit të sajë, ishte mbikëqyrur nga Dr. Yat Li nga Departamenti i Kimisë dhe Biokimisë i Universitetit të Kalifornisë.

Sipas Khare, pajisje e sajë mund të qëndroj për 10,000 cikle rimbushje, krahasuar me 1,000 cikle rimbushje të baterive tradicionale – që llogaritet një e arritur e madhe për një adoleshente.

Khare tregon se gjithmonë ka qenë e fascinuar nga zbulimet shkencore. Ajo më tej zbulon se gjithmonë ka pasur interesim të veçantë për nano-kimi, dhe se ishte inspiruar për të zbuluar këtë teknologji për shkak se telefoni i sajë mobil shumë shpesh mbetej pa bateri. Në gjetjen e një zgjidhjeje që telefoni i sajë të mos mbetej pa bateri, ajo del me idenë për një super-kapacitor.

Bateria e telefonit tim gjithmonë mbaronte” deklaron ajo në një intervistë për NBC News.

Khare fillimisht e kishte përdorë super-kapacitorin e sajë për të ndezur një LED. Khare thotë që pajisje mund të vendosej në një telefon mobil dhe në pajisje të tjera portative.

Është po ashtu fleksibile, kështu që mund të shfrytëzohet në ekrane, në rroba apo pëlhura. Ka aplikime të ndryshme dhe avantazhe të shumta kundrejt baterive” thotë ajo.

Mirëpo, përkundër kësaj të arriture, qeveria Amerikane nuk po i kushton ndonjë rëndësi Khare-it. Ajo nuk ka pranuar ndonjë bursë për vazhdimin e shkollimit të sajë. Ajo detyrohet të mbështetet në paratë nga çmimi i fituar në panairin “Intel International Science and Engineering”.

Kanë kaluar katër vite që nga koha e prezantimit të pajisjes së sajë para publikut dhe nuk kemi dëgjuar më nga ajo. Nuk e dimë deri ku ka mbërritur ajo që kjo pajisje të shkoj në prodhim komercial ashtu që t’iu shërbej njerëzve, apo talenti i sajë është shuar.

Të shpresojmë që klanet nuk do ta 'mbysin' këtë iniciativë të mrekullueshme nga një vajzë gjeniale.

Print
Kategoria: Blog, Teknologji
Vlerëso artikullin:
4.9

x

Kërko Blog

Më të shikuarat