X
GO

Blogu

Kërko Blog

KOHA – RESURSI YNË MË I ÇMUAR

  • 18 shtator 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 230
  • 0 Komentet
KOHA – RESURSI YNË MË I ÇMUAR

Shumica e njerëzve mendojnë që paratë janë resursi ynë më i çmuar, mirëpo mendoj që ata e kanë gabim. Ne mund të fitojmë para përmes rrugëve të ndryshme, apo edhe t’i ri-fitojmë paratë e humbura. Mund të shkëmbejmë para, apo të huazojmë që t’i kthejmë ato më vonë.

Në ditët tona, ne vlerësojmë shumë gjëra, dhe, duke qenë që jetojmë në një botë mashtruese, paraja shihet si gjëja më e rëndësishme.

Edhe njerëzit janë një resurs i çmuar, mirëpo edhe ata mund t’i huazojmë – edhe pse asnjëherë nuk kemi mundësi të kemi mjaftueshëm rreth vetës.

Është një resurs që nuk mund ta blejmë, nuk mund ta huazojmë, nuk mund ta kompensojmë, dhe nuk mund ta ruajmë – nëse njëherë e humbim, e kemi humbur përgjithmonë. Ai resurs është koha. Pra, koha është një resurs i limituar i cili harxhohet nga dita në ditë, dhe këtë nuk mund ta ndalim e as ta shkëmbejmë.

Si një biznesmen, mos harroni që koha duhet të jetë produkti më me vlerë që keni.

Koha nuk pret

E keni dëgjuar thënien e vjetër, koha nuk pret për askënd, kjo është e vërtetë. Ju nuk mund ta ndaloni kohën apo ta ngadalësoni atë. Ajo u ikën me apo pa dëshirën tuaj. Me qenë se koha nuk u pret, ajo bëhet më me vlerë se malli, sepse çdo ditë ju e humbni një pjesë të saj, dhe atë assesi nuk mund ta ktheni, e as ta kompensoni. Ju duhet të përpiqeni të shfrytëzoni çdo shans, ashtu që të shfrytëzoni në maksimum kohën tuaj. Jeta dhe karriera juaj varen nga koha, kështu që mos pritni që gjërat t’u ndodhin vetvetiu.

Koha nuk kthehet prapa

Koha është diçka që ne të gjithë e duam shumë, më shumë se çdo gjë tjetër, mirëpo kryesisht jemi bukur të mangët në shfrytëzimin e saj. Ne kemi kohë të limituar në punë, në familje, kështu që duhet të sigurohemi që jemi duke e shfrytëzuar atë në mënyrën më të mirë. Ju nuk mund ta ndalni kohën apo ta ktheni atë prapa, prandaj sigurohuni që të jeni sa më efikas në shfrytëzimin e saj. Mos e lini punën për nesër nëse mund ta bëni atë sot – shfrytëzojeni çdo moment dhe do të çuditeni se sa gjëra mund t’i arrini.

Për dallim nga paratë, kohën nuk mund ta ruani që ta shfrytëzoni atë më vonë, ajo ikën në pa-kthim pavarësisht nëse e shfrytëzoni ose jo.

Shpërqendrimi

Ka kaq shumë gjëra sot që na shpërqendrojnë, siç janë rrjetat sociale dhe telefonat tanë celular, të cilët bëjnë që të mos e vërejmë kohën e humbur. Këto tashmë janë të paevitueshme, dhe janë arsyeja më e madhe që ne të vlerësojmë kohën edhe më shumë. Duke shkurtuar kohën të cilën e kaloni në përdorimin e këtyre rrjetave, do të mund të fitoni kohë për vetën tuaj, ashtu që të jeni më produktiv.

Koha është resursi më i vlefshëm që keni, e po ashtu është më i limituari. Secili ka shansin e shfrytëzimit të kohës së tij/saj në mënyrën më të mirë, mirëpo, po ashtu është shumë e lehtë të humbni kohë nëse nuk jeni të vëmendshëm. Mos e harroni rëndësinë e kohës – me të ikur, nuk do të mund ta ktheni kurrë më prapa.

 

Print
Kategoria: Blog, Ekonomi
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat