X
GO

Blogu

Kërko Blog

NJERËZIT BRAKTISIN SHEFAT, JO KOMPANITË

  • 15 shkurt 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 1004
  • 0 Komentet
NJERËZIT BRAKTISIN SHEFAT, JO KOMPANITË

Punonjësit besnik, janë pasuria më e madhe për suksesin e një kompanie. Shumë biznese mendojnë që të punësuarit janë besnik vetvetiu, vetëm për faktin që marrin një pagë mujore. E vërteta është që besnikëria nuk mund të blihet. Besnikëria fitohet, me mënyrën se si i trajton të punësuarit. Nuk është e lehtë të transformoni biznesin tuaj. Këtë nuk mund ta bëni i vetëm. Pa përpjekjen e përbashkët të një ekipi të dedikuar, biznesi juaj nuk do të ketë jetë të gjatë.

MËNYRA SE SI I TRAJTONI TË PUNËSUARIT DO TË PËRCAKTOJË FATIN E KOMPANISË TUAJ!

Shpesh herë, menaxhimi i dobët është shkaku kryesor i largimit të punonjësve nga kompania. Ata  nuk ikin nga puna por nga menaxherët. Menaxheri është kontakti i parë i një punonjësi me një kompani. Nëse ai kontakt nuk është i mirë, lidhja me atë kompani nuk do të jetë e mirë dhe ai punëtor nuk do të qëndroi gjatë aty. Nëse kompanitë duan të shkëlqejnë, atyre u nevojiten dy gjëra: Punëtorë besnik dhe klientë besnik. Lidhshmëria në mes të kënaqësisë së punëtorëve të një kompanie dhe produktivitetit (të asaj kompanie) është vendosur prej kohësh. Hulumtimet tregojnë që ata punëtorë që janë të kënaqur janë për 12% më produktiv se kolegët e tyre që nuk janë të kënaqur. Punëtorë të kënaqur = klientë besnik. Punëtorët besnik të kompanisë janë më të vlefshëm se pesha e tyre në flori. Ata mbështesin markën tuaj dhe sigurojnë qëndrueshmërinë e biznesit tuaj. Ata nuk ndalen me kaq. Ata ua mundësojnë që ju të fitoni.

Në mjedisin ku jetojmë, është e domosdoshme për një organizatë që të kenë një strategji të mbajtjes së punëtorëve të tyre më të mirë. Konkurrentët tuaj presin me “dhurata në duar” që të joshin punëtorët tuaj më të mirë. Nëse vazhdoni t’i trajtoni punëtorët sikur ata mund t’i zëvendësoni me lehtësi, ju patjetër do të paguani çmimin e këtij gabimi. Sipas të dhënave nga 30 raste studimi të marra nga 11 hulumtime në lidhje me zëvendësimin e punëtorëve, u kushton kompanive së paku 20% të pagës së tyre sa herë që një punëtorë largohet. Këto humbje reflektojnë pastaj në humbje të produktivitetit nga largimi, kosto e gjetjes së një zëvendësuesi, si dhe humbja nga rënia e produktivitetit derisa i punësuari i ri të mësohet me punën.

Përveç humbjeve të dukshme, ndikon edhe në stabilitetin e ekipit dhe nxitë që edhe punëtorët e tjerë të ri-shikojnë besnikërinë e tyre ndaj kësaj organizate. Përveç kësaj, mungesa e besnikërisë së punëtorëve mund ta dëmtojë imazhin e kompanisë. Ueb sajte si Glassdoor dhe Indeed u mundësojnë punonjësve që të publikojnë aty ndjenjat e vërteta që kanë në lidhje me punëdhënësit e tyre.

KËSHILLA SE SI TË MBANI PUNËTORËT MË TË MIRË

Kur punëtorët ndjehen të shkëputur, të nënvlerësuar dhe të pavlerë, nuk do të shkojë gjatë dhe ata do të kërkojnë për një punë tjetër e cila do ta vlerësojë më shumë kontributin e tyre. E vetmja gjë që mund të ndaloi një punëtor të mirë të mos e lërë kompaninë është t’i japësh atij arsye për të qëndruar aty, apo edhe më mirë, t’i japësh atij më shumë se një arsye.

Në vijim kemi paraqitur disa këshilla që u ndihmojnë të mbani punëtorët e mirë:

  • Mos i trajtoni punëtorët sikur ata të ishin makina – të punësuarit duan të dinë që punëdhënësi i tyre e kupton nevojën për balancimin punë/jetë dhe që e respektojnë kohën edhe për gjërat e tyre personale.
  • Krijoni mundësi për zhvillim dhe ngritje në pozitë – siguroni mënyra që punëtori i juaj të mund të ngritet në pozitë dhe që të mund të punojë atë punë që e pëlqen dhe që e inspiron.
  • Shpërbleje punëtorin për mundin e tij – një kompani me një kulturë të hapur dhe me mundësi për njohje dhe vlerësim është shumë e rëndësishme. Nëse e doni më të mirin, ju duhet të paguani edhe çmimin më të lartë.
  • Mos u merr me detajet – beso tek punëtorët. Jepu atyre autonomi dhe hapësirë sa të marrin frymë ashtu që të bëjnë punën e tyre.
  • Ofro trajnime dhe përkrahjet e nevojshme – trajnimet demonstrojnë përkushtimin që ka një kompani për të punësuarit në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
  • Shpreh afërsi – shumë pak shefa shfaqin ndjeshmëri përballë anëtarëve të ekipit të tyre, edhe pse kjo do të ndihmonte në përmirësimin e përgjithshëm moral dhe profesional.

Në fund të fundit, të keni një kulturë që promovon komunikim të hapur, paanësi, punë ekipore, atmosferë miqësore dhe familjare ndihmon që të ruani punëtorët më të mirë. Fokusohu në ndërtimin e lidhjeve kualitative. Punëtorët të cilët kanë lidhje më të forta me ata me të cilët punon, zakonisht janë më të angazhuarit dhe kanë tendencë të qëndrojnë më gjatë në kompanitë për të cilat punojnë.

Gjithashtu, kur punëtorët më të mirë u ikin nga organizata, hulumto për arsyen e largimit të tyre. Ndoshta kompania juaj ka një atmosferë të zymtë pune për të cilën ju nuk jeni në dijeni. Studimet tregojnë që 89% e menaxherëve të anketuar kishin menduar që shumica e të punësuarve ikin për shkak se kanë gjetur një punë me një pagë më të lartë. Megjithatë, një studim tjetër tregon që 88% e të punësuarve të cilët kishin lënë punën, nuk e kishin bërë këtë për shkak të parave. Është shumë e qartë që largimin e punonjësve e shkakton shkëputja e lidhjes mes tyre dhe menaxherëve. Arsyeja e largimin nuk është gjithmonë paga, dhe arsyetimi që ata e paraqesin me shkrim nuk është gjithmonë i vërtetë. Burimet njerëzore duhet të hulumtojnë më shumë për të gjetur arsyen e vërtetë të largimit të stafit. Dhe më e rëndësishmja është të merrni veprime konkrete që të punësuarit të shohin se ju jeni vërtetë të përkushtuar në ngritjen profesionale të tyre.

Gjithashtu, gjeni arsyen se përse njerëzit qëndrojnë në organizatën tuaj. Realiteti është që të punësuarit janë besnik ndaj një kompanie aq sa besojnë që edhe ajo është besnike ndaj tyre. Pra, besnikëria është e dyanshme. Ndërtimi i një organizate me njerëz të përkushtuar dhe besnik, përfundimisht rrjedhë nga demonstrimi para të punësuarve që organizata e meriton besnikërinë e tyre.

 

 

Print
Kategoria: Blog, Psikologji
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat