X
GO

Blogu

Kërko Blog

PACS – Sistemi i komunikimit dhe arkivimit të fotografive mjekësore

  • 17 tetor 2018
  • Autori: Ragip Avdijaj
  • Numri i shikimeve: 1080
  • 0 Komentet
PACS – Sistemi i komunikimit dhe arkivimit të fotografive mjekësore

PACS (ang. Picture Archiving and Communication System) është teknologji e cila mundëson ekonomizimin e ruajtjes së fotografimeve mjekësore e po ashtu ofron metoda të ndryshme të qasjes në imazhe. Imazhet elektronike si dhe raportet mjekësore transmetohen në mënyrë digjitale përmes sistemit PACS.

PACS përdoret kryesisht në Radiologji për të incizuar, ruajtur dhe transmetuar imazhe 2D dhe 3D. Përveç në Radiologji, PACS përdoret edhe në Kardiologji, Onkologji, Dermatologji dhe Patologji.

Përdorimi i PACS eliminon nevojën që manualisht ta regjistrojmë dhe ruajmë, nxjerrim dhe dërgojmë informata të ndjeshme (sensitive), filma dhe raporte të tjera mjekësore.

Në vend të kësaj, dokumentet dhe imazhet digjitale mjekësore ruhet në mënyrë të sigurt në serverë jashtë ndërtesës së spitaleve, të cilëve parimisht mund t’u qasemi nga çdo skaj i botës përmes softuerit të PACS-s i cili mund të instalohet në kompjuterë apo pajisje mobile. Fotografimet mund të ruhen në këto formate: TIFF, PSD dhe EPS pasi këto formate i ruajnë imazhet në pikselat e tyre origjinale. TIFF është formati i preferuar për arkivim të fotografimeve më të rëndësishme, pasi që përdorë ngjeshje (kompresim) duke e ruajtur cilësinë e fotografisë.

Teknologjitë e ruajtjes së imazheve mjekësore siç është PACS, janë duke u bërë gjithnjë e më të nevojshme duke pasur parasysh rritjen e sasisë së imazheve digjitale në industrinë e shërbimeve mjekësore si dhe analizat e të dhënave të këtyre imazheve të cilat po bëhet gjithnjë e më të përhapura.

Arkitektura e PACS përbëhet nga katër komponentë kryesorë:

  • Pajisjet harduerike të imazhit
  • Rrjeta të sigurta për shkëmbimin e imazheve të pacientëve
  • Kompjuterë të fuqishëm ose pajisje mobile për shikimin, përpunimin dhe interpretimin e imazheve, dhe
  • Arkivat elektronike për ruajtjen dhe leximin e imazheve, dokumentacionit dhe të raporteve përkatëse.

Kompanitë e përdorin teknologjinë PACS që t`i shohin imazhet të cilat krijohen dhe ruhen nga skaner të posaqëm, të cilat imazhe pastaj mund të shpërndahen dhe të shikohen përmes një standardi të quhet DICOM (Digital Imaging and Communications in Medicine) që ka kuptimin e marrjes së imazheve në mënyrë digjitale dhe komunikimin (transmetimin e imazheve dhe të dhënave përcjellëse) në mjekësi.

Teknologjia PACS ka katër përdorime kryesore:

  • zëvendëson filmat rentgen dhe arkivat e tjera fizike
  • mundëson qasje nga largësia, duke u mundësuar mjekëve që nga vende të ndryshme të shqyrtojnë të njëjtat të dhëna në kohë reale
  • ofron një platformë elektronike për imazhet të cilat ndërlidhen me sistemet e tjera të automatizimit mjekësor si një sistem informacioni spitalor (HIS), një regjistër elektronik shëndetësor (EHR) dhe një sistem informacioni radiologjik (RIS)
  • mundëson menaxhimin e rrjedhës së punës së ekzaminimit të pacientit nga radiolog dhe mjek të fushave të ndryshme në të njëjtën kohë.

Shitësit e pajisjeve PACS përdorin konfigurime të ndryshme brenda një DICOM-i, duke e bërë kështu më të vështirë komunikimin në mes të pajisjeve të firmave të ndryshme. Pra që PACS të jetë sa më funksionale, preferohet që të gjitha pajisjet të jenë nga i njëjti prodhues. 

Duke pasur qasje digjitale në versionin më të freskuar të imazheve mjekësore të pacientit në raportet klinike dhe në histori të pacientit, mund të përshpejtojnë dhe përmirësojnë kujdesin duke zvogëluar gjasat e trajtimit të pandërgjegjshëm dhe gabimeve në recetë dhe duke parandaluar testimet e dyfishta. Qasja digjitale mund të përmirësojë sigurinë e pacientit dhe të ruajë të dyja ambientet e kujdesit shëndetësor – kohën dhe paratë e tij.

Print
Kategoria: Blog, Teknologji
Etiketimet: PACS radiologji
Vlerëso artikullin:
4.8

x

Kërko Blog

Më të shikuarat