X
GO

Blogu

Kërko Blog

19 prill 2017 Autori: Milingona.al

Një grup i hakerëve, të cilët më parë kishin deklaruar që kishin vjedhur një numër veglash hakimi (malware, zero-day exploit dhe “implants”) të krijuara nga NSA dhe të cilët ishin popullarizuar vitin e kaluar me publikimin e një numri të këtyre veglave, ka dalë sërish në skenë.

Sot, ky grup ka publikuar akoma më shumë vegla për hakim dhe exploit-e, që ky grup pretendon që i takojnë grupit Ekuacioni “Ecuation Group” – njësi elitare për sulme kibernetike e lidhur me NSA.

16 prill 2017 Autori: Milingona.al

Është viti 2017 dhe hapja e një dokumenti të thjeshtë të punuar në MS Word mund ta komprometoi sistemin tuaj.

Hulumtuesit e Sigurisë janë duke paralajmëruar një lloj sulmi gjithnjë e më të shpeshtë, i cili fshehurazi instalon malware në kompjuterë duke shfrytëzuar një lëshim – akoma të pa përmirësuar – i njohur si “zero-day” në të gjitha versionet e Microsoft Office.

Ky sulm, i cili u zbulua nga hulumtuesit e firmave të njohura të sigurisë McAfee dhe FireEye, fillon me një e-mail të thjeshtë i cili e ka të bashkangjitur (attachment) një ‘word file’ të infektuar i cili mban një objekt “OLE2 link”.

12 prill 2017 Autori: Milingona.al

Jo çdokush ka talent për vizatim. Unë, psh, nuk jam aspak për këtë. Mirëpo, tani Google ka lansuar një eksperiment i cili përdorë algoritmin e “machine learning” (të mësuarit e makinës) për të shndërruar shkarravitjen tonë në një vizatim profesional duke bërë që ne të dukemi sikur po dimë se ç’po bëjmë.

RSS
First12345678910

Kërko Blog

Më të shikuarat