X
GO

Blogu

Kërko Blog

02 shtator 2019 Autori: Rrustem Loshi

Programi “Bug Bounty”, është një iniciativë “crowdsourcing” e cila shpërblen individ apo grupe të cilët raportojnë dobësi në softuerë të ndryshëm. Programet “Bug Bounty” zakonisht iniciohen nga prodhuesit e softuerit por edhe nga kompanitë që i përdorin ata softuerë, për të audituar dhe përmirësuar kodet e brendshme të një aplikacioni, qoftë në ueb apo lokal, dhe për të bërë testime të depërtimit (penetration test) si pjesë e strategjisë së një organizate për menaxhimin e cenueshmërisë së aplikacionit në fjalë.  

Sipas një raporti të HackerOne, deri tani 6 haker kanë kaluar shifrën e një milion dollar amerikan fitim përmes këtyre programeve. 

Në përgjithësi, sipas raportit, hulumtuesit kishin fituar $12 milion gjatë 12 muajve të kaluar për zbulimin dhe raportimin e dobësive në platforma të ndryshme.

30 gusht 2019 Autori: Rrustem Loshi

Facebook është themeluar në vitin 2004 nga Mark Zuckerberg, i cili në atë kohë ishte në vitin e dytë të studimeve në Shkencat Kompjuterike, ku njëkohësisht kryente edhe studimet për Psikologji. Zuckerberg, fillimisht e kishte publikuar atë me 4 shkurt të vitit 2004 nën emrin thefacabook.com, pasi më parë e kishte zhvilluar një rrjetë të ngjashme me të – facemash i cili u mundësonte studentëve të zgjidhnin personin më të pashëm, bazuar në fotot e ngarkuara në të.

Në fund të Qershorit të këtij viti (2019), Facebook kishte raportuar që kishte 39,651 të punësuar dhe rrjetin e përdornin 2.41 miliard shfrytëzues aktiv për çdo muaj duke pasur rritje prej 8% për çdo vit.

Duke e parë që Facebook është një kompani shumë e madhe dhe ka një numër kaq të madh shfrytëzuesish aktiv, medoemos duhet të ketë një qendër ndihmëse shumë të përparuar.

28 korrik 2019 Autori: A Selimi

Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave. Banka Qendrore si funksion primar e ka mbikëqyrjen e institucioneve financiare, gjegjësisht bankave komerciale, institucioneve mikro-financiare dhe institucioneve financiare jo-bankare. Mbikëqyrja e bankave komerciale është e domosdoshme për disa arsye.

18 korrik 2019 Autori: Rrustem Loshi

Organizatat zakonisht fokusohen në mbrojtjen e infrastrukturës së tyre kompjuterike nga kërcënimet kibernetike që vijnë nga jashtë, duke investuar në anti-malware, firewall të jashtëm, mbrojtje nga sulmet DDoS, parandalim të humbjes së të dhënave, etj.

Mirëpo shumë lehtë mund të neglizhoni një sulm tjetër kibernetik, e që është sulmi nga brenda. Sulmet e brendshme kibernetike janë shumë më të zakonshme se që mund të mendoni, dhe injorimi i këtij realiteti do të jetë me rrezik për ju.

05 korrik 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Menaxhimi i identitetit të federalizuar është një marrëveshje që mund të bëhet në mes të dy apo më shumë domeneve (ndërmarrjeve), për të lejuar abonentët e të dyja palëve t’u qasen resurseve që ndodhen në rrjetat e tyre duke përdorur të dhënat e njëjta digjitale.

Qëllimi kryesor i menaxhimit të identitetit të federalizuar është t`i lejojë shfrytëzuesit e regjistruar të një domeni të caktuar të kenë qasje në të dhënat e domeneve të tjerë në një mënyrë më të lehtë pa pasur nevojë të ofrojë informata administrative shtesë.

 

RSS
12345678910Last

Kërko Blog

Më të shikuarat