X
GO

Blogu

Kërko Blog

PERIODIZIMI I HISTORISË

PERIODIZIMI I HISTORISË

HISTORIA SI SHKENCË

Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e shoqërisë njerëzore dhe tërë aktivitetit të njeriut dhe shoqërisë, që nga kohërat më të lashta e deri në ditët tona.

Historiografia shkruhet në bazë të burimeve historike, siç janë: Burimet e shkruara, materiale, dhe gojore.

Burimet e shkruara janë: Të gjitha llojet e shkrimit – pavarësisht llojit të materialit në çka dhe me çka është shkruar p.sh.: Gurë, gjethe, lëkurë, pllaka metalike, argjilë, letër etj.

Burimet materiale  janë: Gjetjet arkeologjike të vendbanimeve, punishtet, veglat e punës, enët, pajisjet luftarake, stolitë etj.

Burimet gojore: Ato barten brez pas brezi deri në ditët tona, por kur kemi të bëjmë me ngjarjet nga e kaluara e largët historike, ato nuk mund të konsiderohen si fakte shkencore. Ndërsa në studimet më të reja, historia gojore konsiderohet si disiplinë shkencore! Duke i konsideruar protagonistët e gjallë të ngjarjeve, si burim i parë i informacionit për ngjarje të caktuara historike.

PERIODIZIMI I HISTORISË

Historia e shoqërisë njerëzorë ndahet në dy periudha të mëdha kohore:

Periudha parahistorike dhe periudha historike.

Periudha parahistorike fillon me krijimin e njeriut dhe përfundon me ndarjen e shoqërisë njerëzore në klasa, ose thënë ndryshe me formimin e shteteve.

Periudha historike fillon me paraqitjen e klasave – formimin  e shteteve dhe zgjat deri në ditët tona.

Kjo periudhë ndahet në katër kohë :

  • Koha e vjetër (prej lashtësisë deri në shek. V)
  • Koha e mesme – mesjeta (prej shek. V deri në fund të shek. XV)
  • Koha e re (prej shek. XVI deri me 1918) dhe
  • Koha më  e re ( prej 1918 deri në ditët tona)

 

Print
Kategoria: Blog, Histori
Vlerëso artikullin:
4.1

x

Kërko Blog

Më të shikuarat