X
GO

Blogu

Kërko Blog

REZYMEJA E DËSHTIMEVE

  • 12 shkurt 2019
  • Autori: Milingona.al
  • Numri i shikimeve: 358
  • 0 Komentet
REZYMEJA E DËSHTIMEVE

Vitin e kaluar isha duke e përgatitur një prezantim në një konkurs ku do të fitonin disa nga prezantimet më të mira. E dija fare mirë se çka do të prezantoja. Ajo që nuk e dija ishte se si ta prezantoja atë para komisionit.

 

Përfundimisht, nuk përzgjidhem. Kisha shumë stres, nuk kisha arritur të përfundoi prezantimin deri në momentet e fundit dhe kisha harruar të paraqes pikat kryesore në prezantim.

 

Kjo më ka dhënë një mësim të paçmuar. E di se çka nuk shkoi atë ditë, kështu që do të mund ta përmirësojë që të mos ndodhë në të ardhmen.

 

NËSE NUK ËSHTË PRISHUR, MOS PROVO TA RREGULLOSH!

Kur gjërat shkojnë si duhet, ne jemi bukur të mirë në identifikimin e asaj se përse kishim sukses – përgatitja, puna sipas orarit, udhëheqja e mirë e punës e kështu me radhë. Mirëpo kurë biem me fytyrë përtokë, e kemi një mundësi të artë të gjejmë dhe rregullojmë gjërat që nuk shkuan si duhet – ose edhe më keq, tiparet apo zakonet tona të cilat na quan drejt dështimit – dhe kjo është një mundësi të cilën duhet ta mirëpresim.

 

Pikërisht këtu hyn në punë rezymeja e dështimeve. Derisa rezymeja normale i radhitë sukseset tuaja, të arriturat dhe përparimin tuaj në përgjithësi, rezymeja e dështimeve duhet të shënoi kohët kur ju nuk e keni goditur tamam cakun. Po ashtu, duhet të paraqes edhe mësimet e nxjerra nga ato dështime.

 

Disa muaj më parë, pranova një letër përmes së cilës u njoftova se më ishte refuzuar kërkesa për bursë. Në të njëjtën ditë, ekipi Brazilian i futbollit njoftoi që fenomeni i futbollit Ronaldinjo nuk do të luaj për kupën e Botës. “Super”, mendova me veten, “unë jam si Ronaldinjo” – shkruan Dr. Malanie Stefan në CV-n e sajë të dështimeve. Ajo po ashtu shkruan që, publikimi i listës së dështimeve të aplikimeve, mund të ndihmojë të tjerët të përballën me pengesa të ngjashme që u paraqiten atyre. Aty, ajo liston programet e studimeve në të cilat nuk kishte mundur të regjistrohej, gradat shkencore për të cilat nuk kishte arritur të regjistrohej, gradat që nuk i kishte përfunduar, reagimin e ashpër të një shefi të vjetër, madje edhe mos pranimin e saj në disa orkestra (për flaut). “Si shkencëtarë, ne ndërtojmë një histori suksesi e cila, dështimet tona i bën të padukshme për ne dhe për të tjerët,” shkruan ajo. “Shpeshherë, karriera e shkencëtarëve të tjerë duket si një seri konstante e sukseseve. Për këtë arsye, sa herë që ne hasim në një dështim individual, ndihemi të vetmuar dhe të brengosur”.

 

Ajo rekomandon të mbajmë një CV të dështimeve, që t’i kujtojmë vetes që dështimi është pjesë thelbësore e asaj që do të duhej të ishte sukses, e potencialisht t’i jap zemër ndonjë miku apo kolegu përgjatë këtij shtegu. Për shkak se më shumë nxjerrë mësim nga një dështim se nga një sukses, analiza me kujdes e dështimit të dikujt tjetër mund të inspirojë të bëni vetë-analizë e cila do t’u ndihmojë të arrini sukses –  po ashtu do ta kuptoni që rruga drejt suksesit nuk është një rrugë e shtruar me asfalt.

 

Si mund të na ndihmojë kjo?

Mbajtja e një rezymeje dështimi të përditësuar, do t’u ndihmojë, së paku, në pesë gjëra:

  • Vetëdija – nuk themi që dështimi është po aq i rëndësishëm sa edhe suksesi! Mirëpo, është një komponentë e rëndësishme e Inteligjencës Emocionale. Me vite të tëra kemi qenë duke i shikuar CV-të për të arriturat tona, duke injoruar kështu mundin tonë. Të qenit të vetëdijshëm për të arriturat dhe dështimet tona të shkuara, mund ta përmirësojë vetëdijen tonë, Inteligjencën tonë Emocionale, suksesin dhe paraqitjen tonë.
  • Pranimi i rreziqeve – mbajtja shënim për çdo dështim që kemi, ka të bëjë me atë nëse jemi ose jo duke rrezikuar sa duhet.
    Nëse nuk jeni duke rrezikuar madje edhe të dështoni, nuk jeni duke rrezikuar sa duhet që të keni sukses.
  • Kurajë e vërtetë – do të habiteni (mrekulloheni) se sa këmbëngulës keni qenë, me gjithë pengesat, dhe kjo do të mund t’i inspirojë të tjerët se si të kalojnë pengesat gjatë rrugëtimit.
  • Mundësi të reja – kur i shikon të gjitha ato organizata të cilat të kanë refuzuar, ju mund të kontaktoni një rekrutues i cili tani do të mund t`ju impresionojë me atë çka do t’ju ofrojë ai në vend të asaj se çka keni bërë ju deri më tani.
  • Bekimet e fshehura – nëse asgjë tjetër, do të jetë një kujtim interesant dhe ju mund të ndiheni me fat që nuk i keni ndjekur ato rrugë. Pas tërë kësaj ju tani i keni një shoqëri dhe familje që nuk e kishit më parë. Ajo që është afatgjatë ka rëndësi, ndërsa dështimi ishte shkollë drejt suksesit që keni arritur.

 

 

Dr. Melanie Stefan - ligjëruese në Universitetin e Edinburgut

Print
Kategoria: Blog, Ekonomi
Etiketimet: rezyme deshtime
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat