X
GO

Blogu

Kërko Blog

Si të instaloni programin “Quick Look të kompanisë Apple” në Windows 10

  • 8 korrik 2018
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 994
  • 0 Komentet
Si të instaloni programin “Quick Look të kompanisë Apple” në Windows 10

Quick Look është një program për kompjuterët e prodhuar nga Apple, të cilët operojnë me Sistemin Operativ Macintosh – të njohur si macOS.

Quick Look u mundëson shfrytëzuesve që të shohin përmbajtjen e një dosje (Word, Excel, Power Point, ZIP, fotografi apo video) apo folderi, pa pas nevojë të hapin atë.

Ky opsion funksionon kështu: klikoni mbi një dosje me një klikim, pastaj e shtypni në tastierë tastin hapësira (space) dhe menjëherë iu paraqitet pamja e atij dokumenti, çoftë dokument me Word, Excel, fotografi apo PDF. Kjo është një mënyrë e mirë për t’ia hedhë një sy dokumentit pa pas nevojë të startojmë një aplikacion për këtë. P.sh. mund të shohim një dokument të punuar me programin Word dhe atë pa pas nevojë të startojmë Word-in.

Këtë opsion e kuptojnë shumë mirë përdoruesit e kompjuterëve të prodhuar nga Apple. Mirëpo, kjo është një risi për pjesën tjetër të Botës, të cilët përdorin Microsoft Windows dhe nuk kanë përdorë macOS më parë. Windows nuk e ka këtë opsion të instaluar si opsion i nënkuptuar. Për të përdorë këtë opsion, ju duhet të instaloni një aplikacion nga “Microsoft Store”. Ky opsion aktualisht është i përshtatur vetëm për Windows 10 dhe nuk funksionon në versione të tjera më të vjetra se Windows 10.

Aplikacionit me zgjuarsi ia kanë vënë emrin “QuickLook”, që të tingëlloi njëjtë si programi i kompanisë Apple, dhe mund ta shkarkoni falas nga ueb faqja e Microsoft-it, apo nga Microsoft Store të cilin e keni të instaluar me Windows 10. E instaloni atë (QuickLook) dhe jeni gati të shihni përmbajtje të dosjeve të ndryshme duke e zgjedhur atë (me një klikim të miut) dhe duke shtypur një herë tastin e hapësirës. Shtyp edhe njëherë tastin e hapësirës për ta mbyllur përmbajtjen e hapur. Aplikacioni është i konfiguruar ashtu që të hapet automatikisht sa herë që e startoni Windows-in, ashtu që ju nuk keni nevojë të mendoni ta startoni atë.

Pasi ta keni hapë një dosje me programin “QuickLook”, ju mund ta gozhdoni (pin) dritaren ashtu që ajo të mbetet sipër të gjitha dritareve të tjera të hapura. Kjo është e përshtatshme sidomos nëse dëshironi të shihni disa fotografi apo dosje për krahasim.

Një vërejtje për ata të cilët përdorin sistemin operativ “Windows 10 S”. QuickLook nuk do t’iu ndihmon atyre asgjë, pasi nuk funksionon në këtë version të Windows 10. Kështu që, nëse e keni këtë Sistem Operativ mos u mundoni kot t’a instaloni këtë program.

File Explorer i Windows-it, i ka disa nga veçoritë e Quick Look. Nëse e aktivizoni “Preview Pane” dhe e zgjidhni një dokument, do t’iu shfaqet përmbajtja e atij dokumenti në anën e djathtë të dritares. Ju mund të shihni përmbajtjen e një dokumenti Word apo Excel, mund të shihni një foto apo pamjen fillestare të një video. Mirëpo me File Explorer nuk mund të shihni përmbajtjen e një dokumenti PDF, ZIP, Folder apo pamjen e një programi në një gjuhë programore. Me “QuickLook” mund t’i shihni të gjitha këto.

Në kanalin tonë në gjirafaVideo ju mund të shikoni një video-trajnim për këtë aplikacion.

 

Print
Kategoria: Blog
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat