X
GO

Blogu

Kërko Blog

SI TA KONTAKTONI KOMPANINË FACEBOOK

  • 30 gusht 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 559
  • 0 Komentet
SI TA KONTAKTONI KOMPANINË FACEBOOK

Facebook, duke qenë një media apo një rrjet social, është një nga katër kompanitë më të mëdha në Botë krahas kompanive Amazon, Apple dhe Google. Facebook është themeluar në vitin 2004 nga Mark Zuckerberg, i cili në atë kohë ishte në vitin e dytë të studimeve në Shkencat Kompjuterike, ku njëkohësisht kryente edhe studimet për Psikologji. Zuckerberg, një programues i njohur në gjeneratën e tij, fillimisht e kishte publikuar atë me 4 shkurt të vitit 2004 nën emrin thefacabook.com, pasi më parë e kishte zhvilluar një rrjetë të ngjashme me të – facemash i cili u mundësonte studentëve të zgjidhnin personin më të pashëm, bazuar në fotot e ngarkuara në të.

Zuckerberg e kishte quajtur rrjetin e tij TheFacebook, i inspiruar nga praktika e një shkolle të mesme (Phillips Exeter Academy), nga e cila kishte diplomuar në vitin 2002, e cila shkollë e kishte të publikuar direktoriumin e studentëve “The Photo Address Book” të cilin studentët e quanin “The Facebook”. Publikimi online i një direktoriumi të tillë me fotografitë e studentëve, ishte pjesë e rëndësishme e përvojës sociale të studentëve në shumicën e shkollave private në SHBA që nga fillimi i vitit 2000. Prej aty, studentët kishin mundësi të listonin disa atribute të studentëve si vitet e tyre të klasës, shokët e tyre dhe numrat e tyre të telefonit.

Fillimisht thefacebook.com përdorej vetëm në universitetin e Harvardit, duke u zgjeruar më vonë edhe në universitet e tjera si në atë të Kolumbisë (Karolina e Jugut), të Nju Jorkut, Stanford, Dartmoth, Kornel, Pansilvani dhe në Jale. Më vonë lejohet të regjistrohen aty edhe studentët e universiteteve të tjera në SHBA e në fund edhe nxënësit e shkollave të mesme. Kjo vazhdon kështu deri në vitin 2006 kur ky rrjet bëhet publik dhe mund të regjistrohet në të kushdo në Botë që është së paku 13 vjeç.

Në vitin 2005, i heqë nga emri shkronjat “the” duke ndërruar emrin nga thefacebook.comfacebook.com, pasi e kishte blerë domenin facebook.com për $200,000 nga Korporata AboutFace.

Në fund të Qershorit të këtij viti (2019), Facebook kishte raportuar që kishte 39,651 të punësuar dhe rrjetin e përdornin 2.41 miliard shfrytëzues aktiv për çdo muaj duke pasur rritje prej 8% për çdo vit. Ndërsa përdorues aktiv ditor janë raportuar 1.59 miliard shfrytëzues. Në çdo 60 sekonda në Facebook postohen 510,000 komente, 293,000 statuse dhe 136,000 foto. Sipas të njëjtit raport, në rrjet janë të hapura 80 milion faqe biznesi.

Duke e parë që Facebook është një kompani shumë e madhe dhe ka një numër kaq të madh shfrytëzuesish aktiv, medoemos duhet të ketë një qendër ndihmëse shumë të përparuar.

Nëse dëshironi të kontaktoni rrjetin facebook.com, atë mund ta bëni përmes vet platformës. 

Nëse bëni një kërkim në Internet mund të gjeni dy numra të telefonit në emër të Facebook-ut (+1 855 770 7790 dhe +1 650 543 4800). Ne i kemi provuar të dy këta numra dhe kemi gjetur që numri i parë nuk është aktiv, ndërsa thirrjet mund t’i bëni me pagesë në numrin e dytë, mirëpo do të hasni në një përgjigje automatike e cila do t’iu orientojë si të kontaktoni kompaninë përmes menysë Help apo të dërgoni një e-mail në një adresë të caktuar, konkretisht mund të dërgoni një e-mail në: press@fb.com nëse përfaqësoni ndonjë media, apo records@fb.com nëse përfaqësoni forcat e rendit.

Facebook mund të kontaktoni nëse keni nevojë për ndonjë përkrahje rreth ndonjë problemi me profilin tuaj, me faqen e biznesit apo me reklamat[i].

Nga faqja kryesore mund të klikoni shenjën e ndihmës (një rreth me shenjën e pikëpyetjes) siç mund të shihni në foton lëvizëse në vijim, nga ku mund të gjeni informata të vlefshme në lidhje me Faqen Kryesore (Home Page), Kohështrirjen (Timeline), Sigurinë (Account Security) dhe Privatësinë.

Nëse jeni duke përdorur rrjetin Facebook në gjuhën shqipe, mund të ndodhë të mos e gjeni ndihmën që kërkoni në gjuhën shqipe, prandaj ju duhet të zgjidhni një gjuhë tjetër nga lista e gjuhëve – sikur që shihet në foton lëvizëse më lartë. 

Nga këtu ju do të keni qasje në mbi 100 forma të kontaktit për pothuaj çdo problem që do të hasni gjatë përdorimit të rrjetit Facebook.

Disa nga këto forma mund t’i gjeni nën linqet në vijim:

Account Disabled - Ineligible (Llogaria është çaktivizuar – e papranueshme) – nëse llogaria juaj është çaktivizuar për shkak të shkeljes së Deklaratës së të Drejtave dhe Përgjegjësive, ju mund të plotësoni këtë formë. Nëse nuk është ky rasti, atëherë kthehuni tek qendra e ndihmës.

Account Disabled - Ineligible – plotësojeni këtë formë për të kërkuar nga Facebook që të shikoi nëse keni të drejtë të përdorni rrjetin Facebook.com. Ose mund të plotësoni këtë formë (si opsion i dytë).

Account Removal Request (Kërkesë për fshirje të llogarisë) – kërkesë për të fshirë llogarinë e dikujt që është i sëmurë apo që nuk do të jetë në gjendje të përdorë rrjetin në të ardhmen.

Personal Data Request (Kërkesë për të dhënat personale) – nëse keni nevojë të shkarkoni të dhënat tuaja nga facebook (shih videon) nëse keni llogari aktive, apo nëse nuk mund t’i qaseni llogarisë tuaj, ju mund të kërkoni ndihmë nga facebook duke plotësuar këtë formë.

Disabled Account Appeal - ID Request (Ankesa për çaktivizim të llogarisë) – nëse u është bllokuar llogaria për shkak të ndonjë mashtrimi, si viti i lindjes, profil i rrejshëm apo tjetër ju duhet të plotësoni këtë formë.

My Personal Account is in a Special Memorialized State (Llogaria ime është me statusin përkujtimore) – në rast që profili juaj ka marrë statusin “Memorialized”, që është status i profileve të personave të vdekur, ju duhet të plotësoni këtë formë që profili juaj të aktivizohet sërish.

My Personal Account was Disabled (Llogaria ime është çaktivizuar) – nëse besoni se llogaria juaj është çaktivizuar gabimisht, plotësoni këtë formë.

Report an Impostor Account (Raporto një llogari mashtruese) – nëse besoni se dikush po përdorë profil të rremë me emrin tuaj, raportoni tek Facebook duke plotësuar këtë formë.

Memorialization Request (Kërkesë për përkujtimore) – plotësojeni këtë formë për të kërkuar nga Facebook që llogaria e një personi të vdekur të marr statusin “Memorialized” (Përkujtoj).

Must Login To See This Page (Duhet të kyçeni që të shihni këtë faqe) – nëse hasni në këtë mesazh gabimi gjatë përdorimit të Facebook-ut, tregoni (në rubrikën përkatëse) çka po bënit ju kur u paraqit ky mesazh. Po ashtu keni mundësi të dërgoni edhe një fotografi të ekranit tuaj me mesazhin e gabimit.

Nëse asnjë nga lidhjet nuk iu ofron ndihmën që kërkoni, mund të përdorni opsionin “Qendra e Ndihmës” ashtu siç shihet në foton lëvizëse në vijim.

Disa nga format e kontaktit kanë nga disa opsione. Varësisht nga opsioni që zgjidhni, do t’u paraqitet forma adekuate ose do të orientoheni tek format e kontaktit që kanë të bëjnë me atë opsion, ose do t’u ofrohen informata shtesë. 

Përveç kësaj janë edhe disa faqe zyrtare të Facebook-ut (në Facebook.com) të cilat përveç që publikojnë postime të ndryshme, ato edhe përgjigjen në komente të shfrytëzuesve në lidhje me probleme të ndryshme, si p.sh. faqja facebook.com/facebook.

Një tjetër mënyrë për të marrë ndihmë në lidhje me problemet me Facebook-un është të lidheni me shfrytëzuesit e tjerë në Forumin e Komunitetit në Facebook siç mund të shihni në foton lëvizëse në vijim.

Këtu mund të listoni pyetjet sipas kategorisë së pyetjeve, mund të kërkoni pyetje të veçantë në fushën për kërkim, por edhe mund të filloni me një pyetje të re (duke klikuar mbi butonin “Ask a Question”) nëse për problemin tuaj nuk ekziston ndonjë pyetje e hapur. Nëse gjeni një pyetje të ngjashme me problemin tuaj, ju mund të shtoni detaje të problemit tuaj në vazhdim të asaj pyetje.

Nëse hasni në ndonjë problem gjatë përdorimit të rrjetit Facebook, u sugjerojmë të provoni disa nga metodat e shumta që i ofron ky rrjet social brenda vet rrjetit por mund të provoni edhe burime të tjera jashtë këtij rrjeti, si p.sh. në twitter @facebook) ku mund të gjeni grupe të ndryshme të shfrytëzuesve të rrjetit Facebook të cilët hapin diskutime të ndryshme në lidhje me probleme të ndryshme rreth platformës Facebook.

 

 

[i] Profilin tuaj, Qasjen, Foto dhe Video, Privatësinë dhe të drejtat, Faqen e biznesit tuaj, Ads (reklamimi në fb), Pagesat, Të drejtën autoriale etj.

Print
Kategoria: Blog, Teknologji
Vlerëso artikullin:
4.9

x

Kërko Blog

Më të shikuarat