X
GO

Blogu

Kërko Blog

10 qershor 2019 Autori: Rrustem Loshi

Jo rrallë herë na ndodhë të lexojmë për incidente të sigurisë kibernetike ku vidhen informatat personale të miliona konsumatorëve. Megjithatë, rrallë mund të lexojmë për thyerje të tilla nëpër organizata të vogla. Kjo ndodhë, jo se ato nuk hakohen, por sepse organizatat e vogla nuk i publikojnë problemet e tilla.

Shumica e ndërmarrësve, nuk arrijnë të kuptojnë që bizneset e vogla janë po aq të rrezikuara nga sulmet kibernetike sa edhe ndërmarrjet e mëdha.

Në këtë artikull mund të lexoni një përmbledhje të krejt asaj që keni nevojë të dini, që të mbroni biznesin tuaj nga sulmet kibernetike.

22 prill 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Me sigurinë kibernetike si njëra prej shqetësimeve kryesore të sigurisë së vendit dhe me miliarda njerëz të prekur nga shkeljet e vitit të kaluar, qeveritë dhe bizneset po shpenzojnë më shumë kohë dhe para për t’u mbrojtur nga ajo. Hulumtuesit në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë Amerikane, gjithashtu i njohur si ARL (Army Research Laboratory) dhe Universiteti Towson mund të kenë identifikuar një mënyrë të re për të përmirësuar sigurinë e rrjetit.

05 nëntor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Në artikullin tek Blogu i kaluar, pamë se komunikimi zhvillohet duke kaluar nëpër 7 faza të ndryshme që i shpjegon OSI modeli. Protokollet e komunikimit (OSI dhe TCP/IP) janë zhvilluar duke mos marrë në konsideratë çështjet e sigurisë dhe si të tilla ato shumë lehtë mund të hakohen. Për këtë, problemi mbetet se si ta bëjmë komunikimin të sigurt duke përdorë këto protokolle. Këtë do të mundohemi ta sqarojmë në vijim.

21 shkurt 2018 Autori: Rrustem Loshi

Siguria kibernetike (Cybersecurity), është një problem i kamotshëm. Duke u nisur nga të metat kritike dhe dobësitë harduerike (të klasifikuara nga hulumtimet e vazhdueshme rreth mënyrës së ndarjes së aspekteve themelore të arkitekturës së CPU-s) deri tek zgjedhjet e vazhdueshme të tmerrshme të fjalëkalimeve nga shfrytëzuesit.

RSS

Kërko Blog

Më të shikuarat