X
GO

Blogu

Kërko Blog

24 dhjetor 2019 Autori: Rrustem Loshi

TikTok është aplikacioni me rritjen më të madhe në numrin e përdoruesve, sidomos në Azi, me mbi 500 milion shfrytëzues aktiv në muaj (në tërë botën) dhe me mbi 188 milion shfrytëzues të rinj vetëm në çerekun e parë të këtij viti (2019), duke shënuar një rritje prej 70% nga çereku i parë i vitit 2018, duke kaluar shifrën prej një miliard instalime (në App Store dhe Google Play) që në Janar të 2019-ës. Shumica e shfrytëzuesve të aplikacionit janë të rinj, nga mosha 16 deri në 24 vjeç, të cilët e përdorin aplikacionin mesatarisht nga 52 minuta në ditë. TikTok përdoret në 155 vende të botës dhe vjen në 75 gjuhë të ndryshme. Çdo ditë në TikTok shikohen mbi 1 miliard video.

28 gusht 2018 Autori: Shemsi Osmani, MSc i Historisë

Historia gojore, mundëson ruajtjen dhe transmetimin e kujtimeve, përvojave, traditave, zakoneve dhe kulturave të popujve apo grupeve shoqërore në kohë dhe hapësira të ndryshme. Historia gojore moderne me metodat dhe teknikat e përdorimit të saj ka rolin e ruajtjes, regjistrimit, transkriptimit dhe interpretimit të informacionit historik. Përparësi e historisë gojore është se fjala e folur mund të përcjellë ndjenjat dhe emocionet e menjëhershme dhe të ketë ndikim më të madh se fjala e shkruar. Po ashtu historia gojore mundëson regjistrimin dhe ruajtjen e dialekteve dhe thekseve lokale, gjë që nuk mund ta bëjë dot plotësisht fjala e shkruar.

RSS

Kërko Blog

Më të shikuarat