X
GO

Blogu

Kërko Blog

TRI GJUHËT PROGRAMORE MË TË MIRA PËR VITIN 2019

  • 27 nëntor 2018
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 722
  • 0 Komentet
TRI GJUHËT PROGRAMORE MË TË MIRA PËR VITIN 2019

Çdo ditë e më shumë po i ofrohemi vitit të ri, i cili duket sa premtues po aq edhe sfidues. Shohim se sa shpresë na japin zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA) dhe aplikimi i saj tek Mësimi i Makinave (MM) (Machine Learning), shohim se si Blockchain-i shkon në drejtim te të bërit inovacioni teknologjik më premtues i këtij shekulli.

Derisa të gjitha këto teknologji marrin vëmendjen e të gjithëve, nuk duhet harruar që prapa zhvillimit te të gjitha këtyre teknologjive, si motor shtytës qëndrojnë gjuhët programore.

Përmes këtij artikulli do të paraqesim pozitat e gjuhëve programore sot dhe çfarë pozitash pritet të kenë në të ardhmen të cilat u mundësojnë zhvillueseve të softuerëve të bëhen lojtarët kyç në të bërit e kësaj bote digjitale më të fuqishme, më të lidhur dhe më domethënëse.

 

Tri Gjuhët Programore Më Të Mira Për T’i Mësuar Nga Zhvilluesit E Softuerëve

I. Python:

Pavarësisht nëse jeni një zhvillues me përvojë apo një fillestarë, thjeshtësia e sintaksës së kësaj gjuhe programore dhe thjeshtësia e përdorimit të saj nuk do të mund të kalojnë pa u vërejtur.

E publikuar në vitin 1991 nga Guido von Rossum, ajo është bërë gjuha e parapëlqyer nga shumica e zhvilluesve të gjeneratës së re duke garuar kështu me gjuhët e tjera programore në teknologjitë më të reja si IA, MM, Analizë e të Dhënave dhe programe të bazuara në algoritëm.

Aplikimi i Python

1. Analiza e të Dhënave

Kur jemi tek shkenca e të dhënave, statistika, analitika apo MM, Python është një ndër gjuhët më të favorizuara për të pasur në CV-në tuaj. Gjithsesi që Python e ka një konkurrencë shumë të fuqishëm me gjuhën R e cila është më e specializuar për statistika, dhe nëse ju vini nga kjo fushë, gjithsesi ju rekomandohet të mësoni këtë të fundit.

Përparësi e gjuhës Python në këtë rrafsh është që ajo mund të përdorët edhe jashtë kësaj fushe, duke qenë që është gjuhë e cila mund të përdorët edhe në rrafshe të tjera duke përfshirë ndërtimin e lojërave, faqeve ueb, aplikacione të ndryshme dhe shumëçka tjetër. Prandaj, në fazat fillestare të mësimit, është më e logjikshme të zgjedhim një gjuhë me përdorim më të përgjithshëm.

2. Aplikimi në Shkencat numerike

Python po bëhet i dashur për shumë shkencëtarë te të dhënave thjeshtë për shkak të koleksionit të librarive të dizajnuara për analiza numerike dhe statistika:

  • SciPy – një koleksion për matematikë, shkencë dhe inxhinieri.
  • Pandas – një librari për analizë dhe modelim te të dhënave
  • IPython – një shell i fuqishëm për editim më të lehtë dhe për regjistrimin e sesioneve të punës. Gjithashtu kjo përkrahë vizualizimin dhe kompjuterizimin paralel.
  • NumPy – na mundëson kalkulime komplekse numerike.

3. Zhvillimi i Ueb

Sa i përket zhvillimit të aplikacioneve në ueb, Python zë një vend të lakmueshëm, për shkak të thjeshtësisë. Python në programimin në ueb, vepron në anën e serverit – back end. Python vjen me një set mjaft të pasur të librarive dhe protokolleve të Internetit si:

  • Request – një librari HTTP në anën e klientit
  • BeatifulSoup – një parser[i] i HTML
  • Feedparser – për të strukturuar (parsing) të dhënat RSS/Atom
  • Paramiko – për implementimin e protokollit SSH2
  • Twisted Python – për programimin e rrjetave asimetrike.

Po ashtu Python ka një strukturë (framework) mjaft të fuqishme, si Django, Flask dhe Pyramid të cilat iu ndihmojnë në zhvillimin e shpejtë dhe efikas të aplikacioneve.

4. Zhvillimi i ERP[ii]

Python është përdorur për të zhvilluar softuerë të ndryshëm për biznese të mëdha. Tashmë ekzistojnë shumë ERP, si Odoo dhe Tryton, të cilat u mundësojnë bizneseve menaxhimin e të gjitha operacioneve dhe inventarit. Odoo është e zhvilluar në Python dhe është një komplet me aplikacione për menaxhimin e ndërmarrjeve.

5. Zhvillimi i Lojërave

Edhe pse struktura më e preferuar për zhvillimin e lojërave është Unity, Python ka strukturat PyGame dhe PyKyra për zhvillimin e tyre. Po ashtu mund të merrni librari të ndryshme për interpretim, për të zhvilluar lojëra 3D.

Shumëllojshmëria e aplikimit të Python, si lidhja me baza te të dhënave, programimi i rrjetave, rrobotikë, ueb faqet rrëshqitëse, IA dhe MM e bëjnë Python gjuhën më të fuqishme dhe më të vlefshmen për ta mësuar gjatë vitit 2019.

 

II. Javascript

Front-end gjithmonë është HTML, CSS dhe JS. JS po bëhet gjuha më e parapëlqyer në botë. Nëse doni të krijoni aplikacione të bukura apo të bëheni zhvillues full stack[iii], nuk mund të shmangni atë.

JS është një konkurrent i fortë i cili shumë shpejtë ka arritur të sfidoi epërsinë e gjuhës Python, dhe arsyeja kryesore që kjo po bëhet e favorizuara në mesin e zhvilluesve është përkrahja e zhvillimit full stack për aplikacione ueb dhe për pajisje mobile. Krejt kjo duke iu falënderuar popullaritetit të teknologjive NodeJS dhe MEAN, të cilat janë adaptuar shumë shpejtë nga kompani të mëdha të teknologjisë të cilat përdorin JS për të ndërtuar produktet e tyre.

Me JS ju mund të krijoni aplikacione për ueb, për Server (back-end), për desktop dhe për mobil. Vështirë që mund të gjeni ndonjë gjuhë tjetër që mund të kryej të gjitha këto funksione.

Zhvillimi në anën e Serverit

NodeJS është bërë shpëtim për shumë zhvillues të back-end, duke u dhënë atyre një bazament shumë të fuqishëm për të ndërtuar si aplikacione për desktop, po ashtu edhe për server, pa pasur nevojë madje as për një shfletues uebi.

Zhvillimi për pajisje mobile

Ritmin e rritjes së kërkesës për aplikacione mobile, ka shtuar presionin mbi korporatat dhe SME-të që të adoptojnë Go-Mobile si një strategji për shtimin e rritjes së tyre. Për të përmbushur këtë kërkesë që sa shkon e rritet, gjithnjë e më shumë për bëhen të njohura strukturat që përkrahin platforma të ndryshme, duke shkurtuar koston dhe kohën njëkohësisht. AngularJS dhe React Native  të cilët përdorin JS janë duke fuqizuar këtë strategji të zhvillimit për ndërtimin e zgjidhjeve të këndshme mobile.

Makinat e shpejta të JS

Kompanitë e shfletuesve të uebit – Mozilla, Google dhe Apple – janë duke garuar se cila do të ndërtoi interpretuesin më të shpejtë të JS në shfletuesit e tyre, ashtu që shfletuesi i tyre të jetë në gjendje të ketë paraqitjen e një aplikacioni indigjen. Ato garojnë që t’u japin aplikacioneve në ueb, veçoritë, shpejtësinë dhe dukjen të cilat zakonisht i kanë vetëm aplikacionet indigjene.

Në vijim mund të shihni disa nga framework më të përdorshme me JavaScript:

AngularJS: ky framework është zhvilluar nga Google, në vitin 2010, dhe është një ndër më të popullarizuarat në komunitetin e zhvilluesve. Duke qenë open-source, ai përdorët me të madhe për zhvillimin e aplikacioneve në ueb duke u mundësuar kështu një dizajn të bukur, stabil, të sigurt dhe inovativ, si për ueb ashtu edhe për aplikacione mobile.

ReactJS: Facebook dhe Instagram janë të zhvilluara me këtë framework. ReactJS duke qenë shumë stabile dhe e besueshme, iu ndihmon të ndërtoni aplikacione të cilat mund të përmbushin të gjitha kërkesat e zhvillimeve të fundit.

Vue.js: ky framework është produktiv në çdo aspekt dhe është më i lehti nga të gjithë, të cilin duhet synuar një zhvillues fillestar.

Meteor.js: është publikuar në vitin 2012 nga grupi i zhvilluesve Meteor nën licencë të MIT. Është një framework open-source, shumë i qëndrueshëm dhe përdorë JS të pastër për të ndërtuar aplikacione për ueb dhe për mobil.

Backbone.js: Është publikuar nga Jeremy Ashkenas në vitin 2010 nën licensë të MIT. Ky framework është shumë i fuqishëm me shumë funksione të ndërtuara paraprakisht në të. Disa nga gjigandët si Pinterest, Delicios, Disqus, Walmart dhe Foursquare e përdorin këtë.

Polymer.js: Është publikuar në vitin 2013 nga Google me qëllim të zgjerimit të aftësive të HTML përmes komponentëve të ueb. Kjo u ndihmon zhvillueseve në strukturimin e elementeve të nevojshme HTML në bazë të teknologjive të shfletimit. Arsyeja kryesore e rritjes së këtij framework-u bie mbi aftësitë e tij për t’iu përshtatur qasjes moderne dhe inovative në fuqizimin e zhvillimit të teknologjisë ueb.

Prandaj, nëse synoni të keni një karrierë të bujshme gjatë vitit 2019, shtoni në CV-në tuaj këtë gjuhë dhe kurrë nuk do të pendoheni. Si rezultat i mësimit të JS, ju do të përgatitni një bazë të fortë dhe të qëndrueshme për ngritjen tuaj si inxhinier i softuerit.

 

III. Go

Gjuha programore Go, përmbledhë të gjitha aspektet pozitive të gjuhëve të tjera, në ndërkohë që i shmangë të gjitha ato negativet. Në natyrën e saj i përngjet gjuhës C, mirëpo për nga lehtësia në të shkruar dhe lexuar është shumë afër gjuhës Python.

Zhvillimi i gjuhës Go kishte filluar në vitin 2007, mirëpo nuk kishte hyrë në përdorim deri në vitin 2012. Gjuha Go ishte përdorur në Google për të përmirësuar produktivitetin gjatë programimit, në kohën e procesorëve me shumë bërthama, rrjetave kompjuterike dhe data-bazave të mëdha.

Gjuha Go është open-source, lightweight dhe mund të përdorët në zhvillimin e uebit, programimin në anën e serverit dhe shumë vende të tjera.

Një nga arsyet pse pëlqehet kjo gjuhë është mundësia e ndarjes së punës në disa pjesë (threads).

Përdorimi i gjuhës Go sa vjen e rritet për vet faktin që është open-source, lightweight dhe e përshtatur për arkitekturat e sotme të mikro-sistemeve. Kubernets është zhvilluar me Go.

Go po fiton pozitë edhe në shkencën e të dhënave, duke iu ofruar shkencëtarëve fuqinë për të cilën kanë nevojë, me një paraqitje të përgjithshme dhe me mundësi të ngritjes nga përdorimi i saj në llaptop të një analisti e deri në realizimin e plotë.

Mënyra e Renditjes të Gjuhëve në Dinamikën Aktuale të vitit 2018

Në tabelën në vijim, kemi paraqitur 10 gjuhët më të mira për vitin 2018, të vlerësuara nga anëtarët e IEEE dhe lexuesit e Spectrum.

Edhe pse gjuhët Python, C++ dhe Java kanë ruajtur pozitat e tyre, ajo që meriton të theksohet është ngritja e gjuhëve JS dhe Go të cilat nëse ngiten me këtë ritëm, nuk duhet çuditur nëse në renditjen e ardhshme i shohim ato në krye të tabelës.

Nëse ju synoni një karrierë në fushën e manipulimit me të dhëna, Inteligjencë dhe analizë, përvetësojeni gjuhën Python dhe R. Ndërsa nëse synoni fushën e aplikacioneve mobile, filloni me JS me platformat amë si Android dhe Swift. Mirëpo duhet theksuar që nuk ekziston një prerje e saktë, në fakt ju duhet të keni njohuri nga fusha të ndryshme back-end dhe front-end që të mund të keni një pozitë të mirë në një garë të madhe me zhvilluesit e tjerë.

 

[i] Një parser është një komponentë softuerike e cila ndërton një strukturë nga të dhënat (tekst) që merr – zakonisht si parse tree, sintaksë abstrakte lis etj. duke i dhënë të dhënave të futura një pasqyrim të strukturuar duke kontrolluar njëkohësisht nëse sintaksa është në rregull.

[ii] ERP – Enterprise Resource Planning (Planifikim i Resurseve të Ndërmarrjeve)

[iii] Full stack developer – zhvillues që ka njohuritë e nevojshme të zhvilloi aplikacione në anën e shfrytëzuesit (front-end) – çka shfrytëzuesi sheh dhe ndër vepron me të, dhe në anën e serverit të uebit (back-end) çka shfrytëzuesi nuk sheh dhe ndër vepron, por që mundëson funksionimin e uebit.

Print
Kategoria: Blog, Teknologji
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat