X
GO

Blogu

Kërko Blog

WhatsApp teston opsionin e vet-shkatërrimit të mesazheve

  • 2 tetor 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 633
  • 0 Komentet
WhatsApp teston opsionin e vet-shkatërrimit të mesazheve

Në ditët e sotme për komunikim përdorim aplikacione që përdorin Internetin, duke anashkaluar rrjetin celular që na ofrojnë kompanitë vendore. Kjo ndodhë për shkak të përparësisë që ofrojnë këto aplikacione siç janë komunikimi me video, dërgimi i mesazheve me fotografi apo video të regjistruara me herët si dhe kosto më të ultë.

Duke u nisur nga kjo, si dhe nga përvoja jonë në dërgimin e mesazheve, do të ishte shumë me vlerë që, përveç tjerash, të kishim edhe këto dy mundësi: e para të mund të fshijmë një mesazh pasi e kemi dërguar – nëse e kemi dërguar gabimisht tek dikush tjetër, dhe e dyta të mund të dërgojmë një  mesazh i cili do të fshihej vetvetiu pas disa sekondash apo minutash – si në filmin “Mission Impossible”. Kur themi të fshihet, kemi parasysh të fshihet edhe nga celulari i pranuesit e jo vetëm në celularin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme sa i përket privatësisë në komunikim.

Shfrytëzuesit e aplikacionit WhatsApp shumë shpejt do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo veçori e vet-shkatërrimit të mesazheve pas një kohe të paracaktuar.

Këtë veçori tashmë e kanë aplikacionet SnapChat, Viber, Telegram, Wickr, CoverMe, SpeakOn, Bleep, Wisper, Confide, StealthChat, Hash, etj.

Kjo veçori tani për tani është ne versionin Beta dhe pritet të publikohet me përditësimin 2.19.275, mirëpo nuk mund të themi se kur do të publikohet ky përditësim.

Mundësia që mesazhet të mund të fshihen përgjithmonë pas një kohe të paracaktuar mund të jetë shumë e rëndësishme për shfrytëzuesit të cilët ndajnë informata të ndjeshme përmes aplikacionit.

Sipas WABetaInfo, tani për tani mund të vendosim që mesazhi të fshihet pas 5 sekondash apo pas një ore dhe mund të përdoret vetëm në komunikimet në grup. Mirëpo kjo mund të ndryshoj para se kjo veçori të jetë e gatshme për publikun.

 

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
4.9

x

Kërko Blog

Më të shikuarat