X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Subnet maska me gjatësi të ndryshueshme - VLSM

Në këtë video mund të shihni mënyren e subnetimit të një IP adrese duke përdorë teknikën e kursimit të IP adresave - VLSM (Variable-Length Subnet Masking - subnet maskë me gjatësi variabile). VLSM na mundëson të ndajmë një subnet (nën-rrjetë) në subnete me gjatësi të ndryshme, apo me numër të ndryshëm të IP adresave për hosta - rrjedhimisht me subnet maska të ndryshme. Kjo na mundëson të konfigurojmë rrjetat sipas kërkesave për hosta. VLSM është një teknikë e cila ia mundëson Administratorit të rrjetës të ndajë hapësirën e një IP adrese në subneta me madhësi të ndryshme. Kjo dallon nga ajo që kemi parë deri më tani ku të gjitha subnetet kanë qenë të së njëjtës madhësi apo me subnet-maskë të njëjtë. Në njëfar mënyre, VLSM është subnetimi i një subneti. Këtë më së miri do ta kuptoni pasi ta shikoni këtë video.

 

 

Print
949 Vlerëso artikullin:
5.0

x