X
GO

Kurset

Kërko Kurse

GOOGLE CHROME, 10 VJET PAS

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Teknologji

Muajin e kaluar Google Chrome festoi ditëlindjen e tij të dhjetë. Ai kishte lindur (në shator 2008) në kohën kur tregu ishte i monopolizuar nga korporata Microsoft me shfletuesin e tyre Internet Explorer, i cili në atë kohë kishte më se 68% të tregut global duke lënë prapa dy konkurrentët e vet – Firefox dhe Safari. Për të vështirësuar gjërat edhe më tepër, Microsoft tani planifikonte të hynte edhe në tregun e kërkimit në ueb, gjë që e prekte drejtpërdrejtë kompaninë Google që këtë e kishte shërbimin kryesor.

HISTORIA GOJORE MODERNE HULUMTUESE

Autori: Shemsi Osmani, MSc i Historisë
Kategoria: Blog, Histori

Historia gojore, mundëson ruajtjen dhe transmetimin e kujtimeve, përvojave, traditave, zakoneve dhe kulturave të popujve apo grupeve shoqërore në kohë dhe hapësira të ndryshme. Historia gojore moderne me metodat dhe teknikat e përdorimit të saj ka rolin e ruajtjes, regjistrimit, transkriptimit dhe interpretimit të informacionit historik. Përparësi e historisë gojore është se fjala e folur mund të përcjellë ndjenjat dhe emocionet e menjëhershme dhe të ketë ndikim më të madh se fjala e shkruar. Po ashtu historia gojore mundëson regjistrimin dhe ruajtjen e dialekteve dhe thekseve lokale, gjë që nuk mund ta bëjë dot plotësisht fjala e shkruar.

SI TË ZBULONI SE ÇFARË MBAJNË GJIGANDËT E TEKNOLOGJISË NGA TË DHËNAT TUAJA

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Teknologji

Facebook, Twitter dhe Google, me siguri kanë nga të dhënat tuaja më tepër se sa mendoni. Shqetësimi ynë, nuk është që ata i mbledhin këto informacione (me arsyetimin që të na ofrojnë shërbim më cilësorë), por shqetësim i yni është se çka bëjnë ata me krejt këto informacione?!

PERIODIZIMI I HISTORISË

Autori: Shemsi Osmani, MSc i Historisë
Kategoria: Blog, Histori

Historia është shkencë shoqërore dhe ndahet në dy periudha të mëdha kohore: Periudha parahistorike dhe periudha historike. 
Periudha parahistorike fillon me krijimin e njeriut dhe përfundon me ndarjen e shoqërisë njerëzore në klasa, periudha historike fillon me paraqitjen e klasave – formimin  e shteteve dhe zgjat deri në ditët tona.

LLOJET E BIZNESEVE

Autori: A Selimi
Kategoria: Blog, Ekonomi

Për të ushtruar një biznes, së pari duhet të regjistrohesh si i tillë tek autoritetet përkatëse, gjegjësisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe në Komunën ku biznesi ushtron veprimtarinë. Pronari/ët e regjistrojnë biznesin varësisht prej madhësisë - volumit dhe shumës së transaksioneve, numrit të punëtorëve dhe mënyrës së financimit të tij...

RSS
123456789