X
GO

Kurset

Kërko Kurse

BIE FACEBOOK: I SHKYÇË SHFRYTËZUESIT DUKE MOS U LEJUAR TË KYÇEN PRAP

BIE FACEBOOK: I SHKYÇË SHFRYTËZUESIT DUKE MOS U LEJUAR TË KYÇEN PRAP

Facebook është një nga rrjetat sociale më të përdorura në vend, ndoshta edhe në Botë. Kjo kompani është ballafaquar me shumë probleme që nga skandali me Cambridge Analytica, ku mendohet që ishin keqpërdorur të dhënat e shfrytëzueseve të kësaj platforme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA e po ashtu edhe në BREXIT. Në fillim të këtij viti, kishte shumë ankesa nga shfrytëzuesit që pretendonin që platforma i kishte shkyçur automatikisht derisa ata ishin të kyçur aty

Kjo është përsëritur edhe sot në mesditë. Shumë shfrytëzues, kryesisht nga Evropa, shkruan në twitter që platforma i kishte shkyçur ata duke mos u mundësuar të kyçen përsëri në platformë. Për më tepër, atyre u ishte kërkuar të ndryshojnë fjalëkalimin, ku edhe pas kësaj ata kishin mbetur jashtë llogarisë së tyre në facebook.

Problemet kishin filluar të shfaqen rreth orës 13:28, sipas Down Detector, ku kishin komentuar disa mijëra shfrytëzues duke treguar problemet me të cilat përballeshin.

Problemet ishin të ndryshme, ku sipas Outage.Report rreth 68% e raportuesve, nuk kishin mund t’i qasen llogarisë së tyre, 13% kishin raportuar që nuk u ishte hapur fare adresa në ueb, ndërsa 10% kishin raportuar për problemet në versionin e mobilit.

Në llogarinë e tyre në twitter – @facebook, deri më tani nuk mund të shihet ndonjë postim në lidhje me këtë problem, edhe pse #facebookdown, mund të gjeni shumë cicërima në lidhje me këtë problem.

Derisa nuk kemi një deklarim të kompanisë, nuk mund të spekulojmë asgjë, pos të shpresojmë që nuk janë hakuar llogaritë tona dhe ky problem të evitohet sa më parë.

 

Print
325 Vlerëso artikullin:
5.0
Rrustem Loshi
Kategoria: Lajme

x