X
GO

Kurset

Kërko Kurse

NJË ADOLESHENT NGA MELBURNI HAKON RRJETIN E KOMPANISË APPLE

NJË ADOLESHENT NGA MELBURNI HAKON RRJETIN E KOMPANISË APPLE

Një adoleshent nga periferia e Melburnit të Australisë, të enjten e kaluar është shpallur fajtor nga një gjykatë për të mitur, pasi kishte hakuar rrjetin e kompanisë Apple disa herë brenda një viti.

 

Rrjeti i Apple ishte konsideruar si i pathyeshëm, deri sa më në fund zyrtarët e kësaj kompanie e kishin hetuar ndërhyrjen në serverët brenda kompanisë së tyre. Ata e kontaktuan FBI-n të cilët kishin arritur ta gjejnë djaloshin 16 vjeçar me ndihmën e Policisë Federale të Australisë.

 

Avokati i djaloshit kishte deklaruar se klienti i tij – të cilit nuk i është publikuar emri për shkak të moshës – është një adhurues i flaktë i kompanisë dhe kishte shpresuar që një ditë të punoj në Apple.

 

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, i ishin gjetur dy llaptop Apple, një telefon mobil dhe një disk i ngurtë (hard-drive).

 

Djaloshi kishte arritur të shkarkoi 90 GB të dhëna sekrete nga rrjeti i brendshëm i kompanisë Apple, të cilat i kishte ruajtur në një folder të emërtuar “hacky hack hack”, e po ashtu kishte qasje në të dhënat e klientëve të kompanisë, pasi siç raporton The Age, ai kishte marrë nën kontroll “çelësat e autorizuar” edhe pse Apple insiston që asnjë nga të dhënat e klientëve të sajë nuk është komprometuar.

 

Autoritetet bëjnë të ditur që, gjatë kësaj kohe, adoleshenti kishte përdorë aplikacionin whatsup për të ndarë atë që kishte bërë me të tjerët.

 

Ai, sipas BBC, pritet të dënohet me 20 Shtator.

 

 

Print
919 Vlerëso artikullin:
4.9
Milingona.al
Kategoria: Lajme

x