X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Instalimi i Paketës softuerike Microsoft Office 2013

Në këtë video-trajnim do të paraqesim mënyrën e instalimit të paketës softuerike të Microsoft-it, Office 2013, mirëpo instalimi është i njëjtë edhe për versionet e tjera si 2007, 2010 apo 2016.

Së pari duhet kujtuar që për të instaluar çfarëdo programi në Windows, ne duhet të kemi privilegje të Administratorit lokal dhe duhet të kemi të drejtë për të bërë atë instalim.
Kemi dy mundësi instalimi të kësaj pakete. Nëse klikojmë mbi butonin “Install Now”, nga dritarja e hapur, Office-i do të instalohet me parametrat e paracaktuara nga Microsofti, dhe kjo do të instalohet në diskun e sistemit, zakonisht disku C:\ në folderin Program Files nëse Office është paketë 64 bitësh apo në “Program Files x86” nëse ajo është 32 bitësh. Nëse instalimi në këtë disk neve nuk na konvenon për ndonjë arsye, p.sh. nëse nuk kemi hapësirë të mjaftueshme në diskun e Sistemi, apo nëse ne dëshirojmë që të ndërrojmë diçka nga parametrat e paracaktuara nga Microsofti për instalimin e kësaj pakete, ne zgjedhim opsionin e kostumizimit duke klikuar në butonin Customize me ç’rast na hapet një dritare nga ku ne mund të zgjedhim se çka do të instalojmë e çka jo.

Print
1047 Vlerëso artikullin:
5.0
Milingona.al

x