X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Windows 10 - Bashkimi i dy particioneve të diskut në një

Në këtë video-trajnim kemi paraqitur mënyrën e rregullimit të particioneve të diskut të cilin e kemi instaluar më herët. Fillimisht do ta fshijmë particionin ku ka qenë i instaluar sistemi operativ, pra diskun “C”, duke krijuar kështu një hapësirë të lirë dhe më pas atë hapësirë do t’ia shtojmë particionit “D” ku aktualisht i kemi shënimet.

Ky video trajnim është vazhdim i video-trajnimeve të mëhershme ku ne kemi instaluar një disk SSD në një llaptop. Në këtë video ne kemi paraqitur mënyra të rregullimit të particioneve të diskut, gjegjësisht mënyrën e fshirjes së një particioni të diskut - në rastin tonë ne kemi fshirë particionin C të diskut ku më parë kemi pasur të instaluar Sistemin Operativ - Windows, duhet pasur kujdes gjatë fshirjes së particioneve të diskut, pasi me këtë rast ne i humbim të gjitha shënimet të cilat i kemi pasur në particionin të cilin e kemi fshirë.

Print
1331 Vlerëso artikullin:
5.0
Rrustem Loshi

x