X
GO

Kurset

Kërko Kurse

SI TË JENI MË PRODUKTIV NË PUNË

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Psikologji

Si të jeni më produktiv në punë?”, është një pyetje që shqetëson punëdhënësit dhe të punësuarit në tërë globin. Pavarësisht se ku punon dhe çfarë pune bën, secili është në kërkim të një rruge se si të rris produktivitetin.

Për këtë temë kanë folur shumë personalitete që merren me problemet organizative duke dhënë kështu teori të ndryshme.

Produktivitet do të thotë arritja e rezultateve më të mira në një kohë sa më të shkurtë, duke u lënë më shumë kohë të lirë të merreni me punë të tjera apo të shfrytëzoni atë me familje dhe shoqëri. 

PRODUKTIVITETI DHE MENAXHIMI I KOHËS

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Psikologji

Produktiviteti është bërë industri më vete me një mori librash të botuar e diskutimesh shkencore në atë se si të kursejmë kohën duke arritur të kryejmë më shumë punë. Mirëpo, a lidhet me të vërtetë të qenit produktiv me menaxhimin e kohës? Adam Grant, në një artikull të publikuar në The New York Times, shkruan që menaxhimi i kohës është pjesë e problemit, duke vendosur “menaxhimin e vëmendjes” si zgjidhje reale dhe të qëndrueshme, të cilin e përshkruan si fokusim në një numër të vogël gjërash që me të vërtetë janë të rëndësishme – pavarësisht se sa kohë na marrin.

SHEFI KA TITULLIN, LIDERI KA NJERËZIT

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Psikologji

Liderët gjenden rrallë dhe me vështirësi. Ata manifestojnë karizëm, vizion dhe tipare të tilla karakteri që i bëjnë njerëzit t'i duan dhe t`u shkojnë pas.

Çdo njeri mund të jetë lider, por, duhet që ta nxjerr nga vetja karizmën të shoqëruar me vullnetin dhe përkushtimin për një punë apo veprim. Për t`u bërë lider, ne duhet të kalojmë përmes një tranzicioni. Disa e kalojnë këtë më shpejtë, disa më ngadalë ndërsa disa të tjerë kurrë.

NJERËZIT BRAKTISIN SHEFAT, JO KOMPANITË

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Psikologji

Punonjësit besnik, janë pasuria më e madhe për suksesin e një kompanie. Shumë biznese mendojnë që të punësuarit janë besnik vetvetiu, vetëm për faktin që marrin një pagë mujore. E vërteta është që besnikëria nuk mund të blihet. Besnikëria fitohet, me mënyrën se si i trajton të punësuarit. Nuk është e lehtë të transformoni biznesin tuaj. Këtë nuk mund ta bëni i vetëm. Pa përpjekjen e përbashkët të një ekipi të dedikuar, biznesi juaj nuk do të ketë jetë të gjatë.

 

REZYMEJA E DËSHTIMEVE

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Blog, Psikologji

Kur gjërat shkojnë si duhet, ne jemi bukur të mirë në identifikimin e asaj se përse kishim sukses – përgatitja, puna sipas orarit, udhëheqja e mirë e punës e kështu me radhë. Mirëpo kurë biem me fytyrë përtokë, e kemi një mundësi të artë të gjejmë dhe rregullojmë gjërat që nuk shkuan si duhet – ose edhe më keq, tiparet apo zakonet tona të cilat na quan drejt dështimit – dhe kjo është një mundësi të cilën duhet ta mirëpresim.

Pikërisht këtu hyn në punë rezymeja e dështimeve. Derisa rezymeja normale i radhitë sukseset tuaja, të arriturat dhe përparimin tuaj në përgjithësi, rezymeja e dështimeve duhet të shënoi kohët kur ju nuk e keni goditur tamam cakun. Po ashtu, duhet të paraqes edhe mësimet e nxjerra nga ato dështime.

RSS