X
GO

Kurset

Kërko Kurse

AlbArts.org

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Trajnime, Të tjera

AlbArts është ueb platformë e zhvilluar për artistët Shqiptarë me qëllim të ofrimit të mundësisë për publikimin e veprave të tyre të artit në internet. Platformën mund ta shfrytëzoni në dy gjuhë: në Shqip dhe në Anglisht.

Si të funksionalizojmë celularin iPhone

Autori: Rrustem Loshi

Në këtë video do të shpjegojmë se si të funksionalizoni celularin tuaj iPhone të cilin sapo e keni blerë apo e keni pranuar dhuratë nga dikush.

Përveç kësaj, do të shpjegojmë se si të hapni një llogari të re në iCloud dhe si të regjistroni iPhone-in tuaj në dyqanin e kompanisë Apple – AppStore nga ku mund të instaloni aplikacione të ndryshme të aprovuara nga kompania.

Si të funksionalizojmë një telefon celular android

Autori: Rrustem Loshi

Nëse keni një telefon të ri android, ju patjetër që do të dëshironit të shfrytëzoni të gjithë potencialin e tij. Në këtë video do t’u shpjegojmë hap pas hapi se si ta bëni të përdorshëm një telefon të ri android apo një telefon që e keni pranuar nga dikush që e ka përdorë më parë.

Si të konfigurojmë privatësinë në Facebook

Kur flasim për Privatësinë në Facebook, gjithnjë na shkon mendja tek postimet tona, duke harruar të dhënat tona që i kemi në këtë rrjet social.

Në këtë video kemi shpjeguar se si ne i ekspozojmë të dhënat tona personale palëve të treta përmes platformës Facebook, e po ashtu kemi shpjeguar se si t’i mbrojmë të dhënat tona nga ekspozimi i tyre.

Në këtë video, ndër të tjera mund të mësoni se si të konfiguroni privatësinë tuaj në facebook, duke përfshirë:

  • mbrojtjen e të dhënave tua në facebook
  • kush mund të shoh postimet tua,
  • kush mund t’iu bëjë ftesë për shoqëri
  • kush mund të shoh listën e miqëve tuaj
  • kush mund t'iu gjej duke përdorë e-mail adresën apo numrin tënd të telefonit, etj.

Hapja e llogarisë në Facebook dhe konfigurimi i saj

Nëse ju keni një biznes, kompani, shoqatë apo çfarëdo lloj organizimi dhe dëshironi të zgjeroni hapësirën e marketingut, sigurisht që do të iu duhet një prezencë më e madhe online. Një nga mënyrat e marketingut, është përdorimi i rrjeteve sociale.

Në këtë video trajnim, përveç që mund të mësoni si të hapni një llogari të re në facebook, do të mësoni edhe si të konfiguroni sigurinë e llogarisë tuaj aty.

RSS
12345