X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Si të shkarkojmë të dhënat tona nga Google, Facebook, Instagram dhe Twitter

Si të shkarkojmë të dhënat tona nga Google, Facebook, Instagram dhe Twitter

 

Skandali i Facebook me Cambridge Analytica, i cili shpërtheu në fillim të këtij viti, ka treguar që ne duhet ta marrim më me seriozitet qështjen e privatësisë tonë. Për këtë arsye, ne kemi përgaditur këtë video-trajnim, ku kemi shpjeguar se si t'i shkarkoni të dhënat e juaja nga Facebook dhe vartësi i tij - Instagram, nga Twitter dhe nga Google duke përfshirë Youtube, dhe të kuptoni se çfarë shënimesh mbledhin këto platforma në lidhje me ju.

 

Shkarkimi i të dhënave, të cilat i keni publikuar në rrjetat sociale dhe shërbime të tjera në Internet bëhet për qëllime të ndryshme. Nëse ju e keni publikuar ndonjë dokument, foto apo video në njërën nga këto platforma dhe tashmë vet e keni humbur dhe nuk e gjeni dot, fare lehtë mund ta gjeni atë në këto platforma. Apo ndoshta jeni kureshtar të dini se çka mbledhin këto platforma në lidhje me ju.

 

Në këtë video mund të gjeni se si t'i shkarkoni ato të dhëna nga disa nga platformat që ne i përdorim më shpesh, pra nga Google, Facebook, Instagram dhe Twitter.

 

 

Në çdo kohë mund të na ndiqni në:

 

Print
1423 Vlerëso artikullin:
5.0

x