X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Hapja e llogarisë në Facebook dhe konfigurimi i saj

Nëse ju keni një biznes, kompani, shoqatë apo çfarëdo lloj organizimi dhe dëshironi të zgjeroni hapësirën e marketingut, sigurisht që do të iu duhet një prezencë më e madhe online. Një nga mënyrat e marketingut, është përdorimi i rrjeteve sociale.

Në këtë video trajnim, përveç që mund të mësoni si të hapni një llogari të re në facebook, do të mësoni edhe si të konfiguroni sigurinë e llogarisë tuaj aty.

Si të shkarkojmë të dhënat tona nga Google, Facebook, Instagram dhe Twitter

Skandali i Facebook me Cambridge Analytica, i cili shpërtheu në fillim të këtij viti, ka treguar që ne duhet ta marrim më me seriozitet qështjen e privatësisë tonë. Për këtë arsye, ne kemi përgatitur këtë video, ku kemi shpjeguar se si të shkarkoni të dhënat tuaja nga Facebook dhe vartësi i tij – Instagram, nga Twitter dhe nga Google duke përfshirë YouTube, dhe të kuptoni se çfarë dinë ata në lidhje ju.

Si të sigurojmë llogarinë tonë online

Në këtë video kemi sqaruar në detaje se çka është dhe si të konfigurojmë verifikimin me dy hapa (Two-step verification - 2SV) apo authentikim me 2 faktorë (two-factor authentication - 2FA) për dy llogari online (Hotmail dhe Gmail), mirëpo nga kjo ju mund të mësoni si të konfiguroni sigurine edhe per llogari në domain të tjerë. 

Si të konfigurojmë një e-mail adresë në hotmail

Në këtë video mund të mësoni mënyrën se si ta vendosni një foto në llogarinë tuaj në Hotmail.com (Outlook.com, live.com), si ta ndryshoi fjalëkalimin, si ta siguroni e-mail adresën në rast se e harroni fjalëkalimin, si ta ndryshoni gjuhën e ndërfaqes dhe ta bëni atë shqip, si dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me e-mail adresën tuaj në Hotmail.com.

RSS
12345