X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Si të konfigurojmë privatësinë në Facebook

Kur flasim për Privatësinë në Facebook, gjithnjë na shkon mendja tek postimet tona, duke harruar të dhënat tona që i kemi në këtë rrjet social.

Në këtë video kemi shpjeguar se si ne i ekspozojmë të dhënat tona personale palëve të treta përmes platformës Facebook, e po ashtu kemi shpjeguar se si t’i mbrojmë të dhënat tona nga ekspozimi i tyre.

Në këtë video, ndër të tjera mund të mësoni se si të konfiguroni privatësinë tuaj në facebook, duke përfshirë:

  • mbrojtjen e të dhënave tua në facebook
  • kush mund të shoh postimet tua,
  • kush mund t’iu bëjë ftesë për shoqëri
  • kush mund të shoh listën e miqëve tuaj
  • kush mund t'iu gjej duke përdorë e-mail adresën apo numrin tënd të telefonit, etj.

Hapja e llogarisë në Facebook dhe konfigurimi i saj

Nëse ju keni një biznes, kompani, shoqatë apo çfarëdo lloj organizimi dhe dëshironi të zgjeroni hapësirën e marketingut, sigurisht që do të iu duhet një prezencë më e madhe online. Një nga mënyrat e marketingut, është përdorimi i rrjeteve sociale.

Në këtë video trajnim, përveç që mund të mësoni si të hapni një llogari të re në facebook, do të mësoni edhe si të konfiguroni sigurinë e llogarisë tuaj aty.

Si të shkarkojmë të dhënat tona nga Google, Facebook, Instagram dhe Twitter

Skandali i Facebook me Cambridge Analytica, i cili shpërtheu në fillim të këtij viti, ka treguar që ne duhet ta marrim më me seriozitet qështjen e privatësisë tonë. Për këtë arsye, ne kemi përgatitur këtë video, ku kemi shpjeguar se si të shkarkoni të dhënat tuaja nga Facebook dhe vartësi i tij – Instagram, nga Twitter dhe nga Google duke përfshirë YouTube, dhe të kuptoni se çfarë dinë ata në lidhje ju.

Si të sigurojmë llogarinë tonë online

Në këtë video kemi sqaruar në detaje se çka është dhe si të konfigurojmë verifikimin me dy hapa (Two-step verification - 2SV) apo authentikim me 2 faktorë (two-factor authentication - 2FA) për dy llogari online (Hotmail dhe Gmail), mirëpo nga kjo ju mund të mësoni si të konfiguroni sigurine edhe per llogari në domain të tjerë. 

RSS
12345