X
GO

Lajmet

QEVERIA E SHTETIT LOUISIANA NË SHBA GODITET ME RANSOMWARE

  • 19 nëntor 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 270
  • 0 Komentet
QEVERIA E SHTETIT LOUISIANA NË SHBA GODITET ME RANSOMWARE

Gjithnjë e më shumë po përhapen sulmet me ransomuer në sistemet bankare dhe financiare, qeveri, dhe në infrastrukturat kritike. Viktima më e fundit ishte shteti i Luiziana-s në SHBA e cila u godit nga një sulm i tillë këtë të hëne.

Qeveria e këtij shteti u godit të hënën nga një sulm i koordinuar me ransomuer në një shkallë të gjerë, duke e detyruar shtetin të nxjerrë jashtë funksioni serverët e disa agjencive shtetërore, duke përfshirë ueb-faqen qeveritare, sistemin e postës elektronike (e-mail), dhe disa aplikacione të brendshme, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infektimit tek resurset e tjera.

Për shkak të sulmit të së hënës me ransomuer një numër agjencish shtetërore ishin mbyllur, duke përfshirë ndër të tjera edhe Zyrën e Guvernatorit, Departamentin e Shëndetësisë, Departamentin e Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes, dhe Departamentin e Transportit dhe Zhvillimit.

Lajmin e bëri të ditur Governatori i Luizianës John Bel Edwards në një seri postimesh në twitter, duke shkruar se kishte aktivizuar ekipin e reagimit ndaj sulmeve kibernetike dhe se ndalja e shërbimeve ishte masë parandaluese dhe nuk ishte për shkak të sulmit.

“Sot, kemi aktivizuar ekipin e sigurisë kibernetike për t’iu përgjigjur një tentim-sulmi me ransomuer i cili është duke i prekur disa nga serverët shtetëror. Zyra e Shërbimeve të Teknologjisë ka identifikuar një kërcënim të sigurisë kibernetike i cili ka prekur disa, por jo të gjithë serverët shtetëror.”, ka shkruar ai në një postim në twitter.

Duke postuar në vazhdim se Zyra e Shërbimeve të Teknologjisë kishin identifikuar kërcënimin, dhe se kishin marrë masat e duhura, dhe se restaurimi i plotë do të merr disa ditë edhe pse disa nga serverët e prekur kishin filluar të futen në funksion.

Se si funksionojnë ransomuerët ne kemi shkruar më herët disa artikuj tek Blogu, ku kemi sqaruar edhe për hapat që duhet të ndërmerrni për t’u mbrojtur nga një sulm i tillë.

Ky është sulmi i dytë që e godet këtë shtet. Në korrik të këtij viti (2019) ishte goditur edhe më rëndë, me ç’rast ishte shpallur gjendje e emergjencës në këtë shtet.

Governatori Edward në një postim të tij, në vazhdën e postimeve në twitter, shkruan se Zyra e Shërbimeve të Teknologjisë ka konfirmuar se ky tentim-sulm me ransomuer është i ngjashëm me sulmin e korrikut ku ishin sulmuar kryesisht shkollat.

Akoma nuk dihet saktësisht se për çfarë familje të rasnsomuerit bëhet fjalë, dhe se cila ishte shuma e kërkuar si haraç, megjithëse Governatori Edward ka siguruar që nuk ka humbje te të dhënave dhe se shteti nuk ka paguar ndonjë haraç.

 

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kurset më të shikuara

RSS