X
GO

Kurset e ardhshme

Kurset e reja

Si të kthejmë llogarinë në facebook nëse e harrojmë fjalëkalimin

Si të kthejmë llogarinë në facebook nëse e harrojmë fjalëkalimin

Autori: Rrustem Loshi | 24 dhjetor 2019

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Internet / Rrjete Sociale

Në këtë video kemi paraqitur disa mënyra të kthimit të kontrollit mbi llogarinë tonë në Facebook – nëse kemi harruar fjalëkalimin, nëse kemi humbur...
Si të rregullojmë opsionet e gjuhës në një celular

Si të rregullojmë opsionet e gjuhës në një celular

Autori: Rrustem Loshi | 23 shtator 2019

Kategoria: Trajnime, Të tjera

Në këtë video kemi shpjeguar se si t’i bëni disa rregullime të opsioneve për gjuhën dhe për tastierën në një celular android.

 

AlbArts.org

AlbArts.org

Autori: Rrustem Loshi | 16 prill 2019

Kategoria: Trajnime, Të tjera

AlbArts është ueb platformë e zhvilluar për artistët Shqiptarë me qëllim të ofrimit të mundësisë për publikimin e veprave të tyre të artit në internet....
RSS

Lajme & Blog

Microsoft paralajmëron për një sulm 'Zero-Day' ndaj Internet Explorer

Kategoria: Lajme

Microsoft para dy ditësh ka lëshuar një paralajmërim emergjent për miliona shfrytëzues të Windows-it në lidhje me një dobësi ‘zero-day’ në shfletuesin e tyre të uebit Internet Explorer (IE). Kjo dobësi është duke u shfrytëzuar me të madhe nga sulmues të shumtë për të ekzekutuar kode në kompjuterët e viktimave.

Një sulmues mund të ekzekutoj kode arbitrare në kompjuterin e viktimës dhe të marr atë komplet nën kontroll, vetëm duke i mashtruar viktimat që të hapin një faqe mashtruese në Internet përmes shfletuesit IE, e punuar enkas për këtë qëllim.

Firefox nën kërcënime me 0-Day: Përditësoni shfletuesin menjëherë

Kategoria: Lajme

Dy ditë pas lëshimit të përditësimit më të ri të shfletuesit të uebit Firefox, Mozilla publikon një përditësim të ri për të korrigjuar shfletuesin nga një e metë “Zero-day”.

Sot paradite, Mozilla kishte lëshuar versionin e ri të Firefox-it për të mbrojtur shfletuesin nga sulmet e vazhdueshme që i kryente një grup hakerësh të cilët e shfrytëzonin këtë lëshim.

Nëse jeni duke e përdorur shfletuesin Firefox, duhet ta përditësoni atë menjëherë me versionin 72.0.1.

GJUHËT PROGRAMUESE MË TË MIRA PËR VITIN 2020

Kategoria: Blog, Teknologji

Të gjitha programet që përdorim në jetën e përditshme – qoftë ai aplikacion mobil, program kompjuteri apo edhe vet sistemet operative çofshin ato kompjuterike apo mobile – janë të shkruara me ndonjë nga gjuhët programuese.

Gjuhët programuese luajnë rolin kryesor në fushën e zhvillimit të softuerit. Duke qenë se në treg ekzistojnë shumë gjuhë programuese, me përparësitë dhe mangësitë e secilës prej tyre, zgjedhja e gjuhës më të mirë ku të përqendrohemi gjatë zhvillimit të karrierës tonë është mjaft sfiduese.

RSS