X
GO

Kurset e ardhshme

Kurset e reja

Si të konfigurojmë llogarinë në PayPal

Si të konfigurojmë llogarinë në PayPal

Autori: Rrustem Loshi | 10 maj 2021

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Siguri dhe Privatësi, Internet / Rrjete Sociale

Në videon e kaluar kur kemi folur për shërbimet që na i ofron kompania PayPal, kemi parë se si të hapim një llogari të re aty dhe si të regjistrojmë aty një...
Si të hapim një llogari të re në PayPal

Si të hapim një llogari të re në PayPal

Autori: Rrustem Loshi | 12 prill 2021

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Internet / Rrjete Sociale

Në këtë video do të flasim për një shërbim të pagesave online, gjegjësisht do të flasim për PayPal, që është një nga shërbimet e para dhe më të mirënjohura...
Si të fshijmë një llogari nga Facebook

Si të fshijmë një llogari nga Facebook

Autori: Rrustem Loshi | 26 tetor 2020

Kategoria: Trajnime, Tekonologji Informative, Internet / Rrjete Sociale

Nëse keni ndjenjën e varësisë nga Facebook, në këtë video-trajnim, ndër të tjera do të mund të mësoni për dy mënyra se si të largoheni nga ky...
RSS

Lajme & Blog

Facebook nuk pëlqen që ju të shpërndani artikuj pa i lexuar

Kategoria: Lajme

Facebook është një platformë e dizajnuar për shpërndarje të postimeve, mirëpo ajo nuk dëshiron që ju të shpërndani një postim nëse fillimisht ju vet nuk e keni lexuar atë. Kjo ide ka ardhur si pasojë e shpërndarjes së shumtë të lajmeve të rrejshme, dezinformatave, dhe marrëzirave të tjera të cilat shpërndahen çdo ditë në Facebook.

Facebook, ka njoftuar të hënën përmes një postimi në platformë që është duke testuar një atribut që do të nxis shfrytëzuesit të lexojnë artikullin para se ta shpërndajnë atë.

Gabimet njerëzore – kërcënimi #1 i sigurisë kibernetike për bizneset në 2021

Kategoria: Blog, Teknologji

Edhe pse paraprakisht ne mund të marrim të gjitha masat e mundshme parandaluese për të zvogëluar rrezikun e krimeve kibernetike që ndikojnë në veten tonë apo në bizneset tona, mjafton vetëm një gabim i thjeshtë njerëzor për të vënë gjithçka në rrezik. Qoftë ai vetëm një klikim i një vegze, shkarkim i një dokumenti, azhurnim i gabuar apo një konfigurim i gabuar. Gabimet e përditshme – të thjeshta në dukje – mund të shkaktojnë humbje marramendëse për biznesin tuaj.

Në këtë artikull kemi paraqitur vetëm disa nga gabimet që shkaktohen nga njerëzit e organizatës – e që mund të shmangen – të cilat gabime rrezikojnë në masë të madhe sigurinë kibernetike të organizatës tuaj. 

Malueri “Dhelpra ngjyrë vjollce” infekton sistemet e pambrojtura Windows

Kategoria: Lajme

Botnet formohen nga qindra ose mijëra pajisje të hakuara të cilat veprojnë bashkërisht si një rrjet e që kontrollohen nga operatorë kriminal, për tu përdorur pastaj për nisjen e një sulmi “denial-of-network” duke bombarduar organizatën me trafik të panevojshëm (junk) me qëllim nxjerrjen e tyre jashtë linjës (offline). Përveç kësaj, me të marrë këto pajisje nën kontroll, kriminelët mund të përdorin botnet për të përhapur maluer ose spam, ose të instalojnë ransomuer që enkriptojnë skedat në kompjuterët e infektuar.

Hulumtuesit thonë se një botnet që ka në objektiv pajisjet me Windows është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, falë një teknike të re infeksioni që lejon që malueri të përhapet nga një kompjuter në tjetrin. 

RSS