Çdo përparim në teknologji shoqërohet edhe me shqetësime rreth keqpërdorimit të mundshëm të saj. Kohëve të fundit, shqetësues është përdorimi i inteligjencës artificiale e cila mund të përdoret për të krijuar armë inteligjente, robot keqbërës të pandalshëm deri tek printimi i armëve 3D të cilat janë të pa zbulueshme nga skanerët tradicional të sigurisë.
Për fat të keq, përtej frikës që këto teknologji do të mund të aplikohen për qëllime negative ose për keqpërdorimin e teknologjisë, këto keqpërdorime tashmë janë të mundshme.