X
GO

Blogu

Kërko Blog

04 shkurt 2021 Autori: A Selimi

Ka plot individë ose kompani që kanë para tepricë, që për momentin nuk i shfrytëzojnë dhe prej tyre nuk kanë asnjë lloj fitimi. Ato para tepricë mund t’i deponojnë në bankë dhe të marrin interes, që zakonisht sillet nga 1% deri në 2% në vit, ose mund t’i investojnë në ndonjë kompani që synon ta zgjerojë biznesin. Ata që kanë tepricë të parave, kur shprehin gatishmëri t’i japin paratë e veta në këmbim të një fitimi që iu premtohet në të ardhmen, bëhen investues potencial.

06 janar 2021 Autori: A Selimi

Shumë njerëz kanë para të kursyera me të cilat nuk dinë çka të bëjnë. Duke i mbajt të fshehura nën dyshek të shtratit ose në tavan, lëre që s’fitojnë asgjë prej tyre por, i ekspozojnë ndaj rrezikut të vjedhjes, ose më e pakta, ua zhvlerëson inflacioni.

Inflacioni është ai hajni që askush nuk e sheh por që ta futë dorën në xhep e t’i vjedh veç një pjesë të pareve; të tjerat t’i len për të t’i vjedhur më vonë. Kështu për çdo vit t’i vjedhë nga pak deri kur një ditë, edhe pse të gjitha i ke në xhep, s’mund të blesh “sen” me to. Kur, me 100 euro që i ke sot në xhep, shkon në super-market, nuk mund ta blesh të njëjtin harxh që e ke blerë në janar të vitit të kaluar.

13 dhjetor 2020 Autori: A Selimi

A e keni parë se si disa njerëz janë aq të organizuar, janë shumë të qetë, asnjëherë nuk duken të stresuar dhe gjithmonë i kryejnë punët me kohë, bile shpesh disa ditë para afatit të përcaktuar? A nuk do të doje edhe ti të ishe i tillë? Mund të duket e pamundur, por këta njerëz i kanë disa shprehi të cilave iu përmbahen e falë tyre janë të tillë. Edhe ti mund të jesh njëri prej tyre nëse i mëson dhe i praktikon këto shprehi. Ndiqi disa hapa të thjeshtë për çdo ditë nga pak deri sa të të bëhen edhe ty shprehi dhe ke për të parë se nuk është edhe aq vështirë të jesh i organizuar.

26 nëntor 2020 Autori: A Selimi

Të varfrit kalojnë shumë kohë në media si: në televizor, Facebook, Instagram, TikTok e të ngjashme. Është për tu çuditur se sa shumë kohë harxhojnë njerëzit në këto media. Këto janë aso shpërqendrimi që të kapë e s’të lëshon. Nëse e di se kush nga të famshmit ka bërë të dashur, kush prej tyre është fejuar e kush është martuar, e pastaj kush prej tyre është ndarë, kush e çka kishte veshur dhe kush ia kishte dizajnuar veshjen, sa kishte harxhuar për të, e të ngjashme, dije se je duke kaluar shumë kohë në media. Dije se thashethemet për të famshmit nuk i bëjnë mirë askujt përveç të famshmeve. Të pasurit synojnë të jenë në media e të varfrit duan të harxhojnë kohën me to. Prandaj jeta jote është kjo që është! 

16 nëntor 2020 Autori: Rrustem Loshi

Fatkeqësisht shumica e liderëve nëpër organizata thjesht nuk dinë të udhëheqin. Pse ndodhë kjo? Pjesërisht, për shkak se njohuritë që i merr dikush për t’u promovuar në pozitë udhëheqëse mund të mos ketë lidhje shumë me aftësitë e tij për të udhëhequr dhe për të inspiruar të tjerët. Po ashtu është edhe për faktin që shumë prej nesh mbajmë një supozim të gabuar në lidhje me udhëheqjen, përkatësisht mendojmë që udhëheqësi duhet të jetë eksperti suprem i cili mund të këshilloj secilin të punësuar në lidhje me çdo gjë dhe për gjithçka. 

RSS
1234

Kërko Blog

Më të shikuarat