X
GO

Blogu

Kërko Blog

16 janar 2021 Autori: Rrustem Loshi

Google publikon blerjen e prodhuesit të orëve të mençura Fitbit Inc., që ka një komunitet prej mbi 29 milion shfrytëzues aktiv.

Marrëveshja prej $2.1 miliard fillimisht ishte publikuar në fund të vitit 2019, por ishte përballur me hetime nga zyrtarët e Unionit Evropian në lidhje me shqetësimet e tyre rreth privatësisë së të dhënave shëndetësore që mblidhte Fitbit dhe se si do t’i përdorte Google këto të dhëna pas blerjes së kompanisë. Në dhjetor Google kishte marrë një pëlqim nga UE me kusht që Google të mos përdorte të dhënat shëndetësore – të mbledhura nga Fitbot – për të shënjestruar reklamat. 

04 janar 2021 Autori: Rrustem Loshi

Flash Player është një “plug-in” (shtesë) i shfletuesve të uebit i zhvilluar nga kompania Adobe, e cila në kohën e publikimit, në vitin 1996, ishte më se i domosdoshëm për të paraqitur përmbajtje me lëvizje, për të luajtur një video, apo për të luajtur një lojë online, të cilat mund të shkarkoheshin lehtë përmes një lidhjeje “dial-up” me Internetin. Gjithashtu u mundësonte ueb-faqeve si YouTube publikimin e videove me një kualitet të lartë.

Në vitin 2009, sipas Adobe, Flash ishte i instaluar në 99% të kompjuterëve që kishin qasje në Internet.

17 dhjetor 2020 Autori: Rrustem Loshi

Për të mbajtur distancën fizike prej së paku 1.5m nga njeri-tjetri, punëtorët e një kompanie italiane vendosin në dorë një pajisje e cila po nuk u mbajt kjo distancë u njofton përmes një alarmi zanor, përmes dridhjes, si dhe përmes një sinjali ndriçues.

Për t’u siguruar që po respektohet mbajtja e distancës fizike në ambientet e punës, CEO i IK Multimedia, Enrico Iori, është duke përdorë këtë pajisje për të gjithë të punësuarit e kompanisë së tij në Itali dhe në SHBA, të cilat vijnë në formë të orës së dorës, me kapëse që mund të ngjitet në rripin e pantollonave, si dhe me litar që mund të vendoset në qafë.

01 maj 2020 Autori: Rrustem Loshi

EventBot është një malware i llojit trojan i cili atakon aplikacionet bankare në pajisjet mobile me android, e që është në gjendje të vjedhë informacione financiare, dhe të grabis transaksionet. Me të instaluar të këtij malware-i, ai fillon të mbledhë të dhënat personale të viktimës, fjalëkalimet, shtypjet e tasteve të pajisjes, informatat bankare, e shumë më tepër.

Këto informata mund t’i sigurojnë një sulmuesi qasje në informatat personale dhe bankare të viktimës, në të dhënat private, e shumë më tepër. 

29 prill 2020 Autori: Rrustem Loshi

Operatorët të cilët me vite qëndruan prapa ransomuerit famëkeq “Shade”, kanë njoftuar këto ditë që i kanë ndërprerë të gjitha aktivitetet e tyre kriminale, duke kërkuar falje nga viktimat për dëmin që u kanë shkaktuar. 

Me këtë rast, ata kanë publikuar mbi 750,000 çelësa për dekriptim si shenjë e vullnetit të mirë. 

Sipas Michael Gillespie, zhvillues i faqes për identifikimin e ransomuerëve “ID Ransomware”, ransomueri “Shade” ka qenë aktiv nga viti 2014 deri kah fundi i vitit 2019, kur edhe kishte filluar të venitet.

RSS
1234567

Kërko Blog

Më të shikuarat