X
GO

Blogu

Kërko Blog

22 qershor 2020 Autori: Ragip Avdijaj

Certifikatat në TI u ndihmojnë të vërtetoni aftësitë dhe njohuritë e juaja në një fushë të caktuar. Si të tilla ato vërtetojnë aftësitë dhe përvojën tuaj në fushat specifike në TI, për t'u treguar punëdhënësve që keni ekspertizën e nevojshme për të ushtruar kompetencat e caktuara. Ju mund të certifikoheni në aftësitë që tashmë i keni, ose në aftësitë që dëshironi t'i përdorni në karrierën tuaj. Certifikimet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar rezyme tuaj dhe për t'u renditur me lart se kandidatët e tjerë në një kërkim pune.

21 prill 2020 Autori: Rrustem Loshi

Përhapja aktuale e virusit “Corona”, ka detyruar shumicën e kompanive në Botë të kalojnë nga puna në zyrë, në punën nga shtëpia, duke synuar njëkohësisht, që kjo të mos ndikoj negativisht në produktivitet.

Për të arritur këtë, kompanitë u janë drejtuar aplikacioneve që ofrojnë video-konferenca dhe aplikacione që ofrojnë bashkëpunim nga distanca.

Me një kompjuter dhe një kamerë uebi, apo me një pajisje mobile “smart”, ju mund të zhvilloni takime individuale apo edhe me grup, pavarësisht lokacionit ku ndodheni.

18 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Derisa “coronavirus” është përhapur kudo në Botë, duke përfshirë edhe vendin tonë, ka shtyrë qeveritë, shkollat, dhe kompanitë kudo në botë të marrin masa drastike për të minimizuar ndikimin negativ që mund të ketë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Edhe qeveria jonë po punon që të bëjë një zgjidhje, sidomos për nxënësit – pra t’u mundësoi atyre mësimin nga shtëpia. Kjo shton kërkesën për softuer që u mundëson komunikim me video, biseda grupore, për të mundësuar funksionim sa më normal të procesit mësimor.

E njëjta gjë po ndodhë edhe tek bizneset private. Edhe ato po punojnë nga distanca, mbajnë mbledhje, konsultime e takime online.

05 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Me qëllim që certifikimet nga Microsoft të jenë sa më të orientuara në role dhe jo më të orientuara nga teknologjia, kompania ka paralajmëruar se do të shfuqizoi të gjitha certifikimet MCSA, MCSE, dhe MCSD, si dhe provimet që janë të lidhura për to.

Megjithatë, Microsoft këshillon të gjithë ata të cilët janë duke u përgatitur për t’iu nënshtruar këtyre provimeve, ta bëjnë atë para datës 30 Qershor 2020, dhe njofton që certifikimet e vjetra do të vlejnë dy vite pas kësaj date.  

03 mars 2020 Autori: Ragip Avdijaj

Sot kemi mundësi të shumta kur bëhet fjalë për softuerët për parandalimin e humbjes së të dhënave (DLP- Data Loss Prevention). Nëse investoni në një zgjidhje të duhur për kompaninë tuaj, do t'ju ndihmojë të forconi sigurinë e biznesit tuaj dhe po ashtu të siguroni edhe mirëbesimin e klientëve tuaj.

DLP i referohet procesit të ruajtjes së të dhënave, me qëllim mbrojtjen e tyre nga vjedhjet dhe rrjedhjet. Parandalimi i humbjes së të dhënave është një nga praktikat më të rëndësishme për mbrojtjen e biznesit tuaj dhe ruajtjen e intimitetit të klientëve tuaj.

Në këtë artikull do të shqyrtojmë zgjidhjet më të mira DLP që sot janë të disponueshme në treg.

RSS
12345678910Last

Kërko Blog

Më të shikuarat